Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Remzi Azemi dhe Bekim Behrami anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 18.02.2022 shqyrtoi e ankesën e KF “Llapi” me nr Reference 1016/1 datë 18.02.2022 për futbollistin Liridon Lecin.

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 18.02.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se: Vendimi i Komisionit për regjistrimin e Statusit dhe transferrin e lojëtarëve, me nr. Ref 381/2 datë: 26 01.2022, Vërtetohet.

ARSYETIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave të shqyrtuara mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore të publikuar në ëeb faqen e FFK me datë 30 korrik të vitit 2021. Në bazë të administrimit të provave, shkresave të lëndës vendimi është i drejtë dhe në përputhje me aktet normative të FFK-së si dhe dëshmive në lëndën e kompletuar dhe të gjitha pretendimet e palës ankuese janë të pa bazuar në normative dhe ne faktet e paraqitura gjatë shyqrtimit të Komisionit për Ankesa.

Këshilla Juridike

Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në faen zyrtare të FFK-së)

Prishtinë: Datë 18.02.2022
Sitki Baftiu, kryetar