Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Remzi Azemi dhe Bekim Behrami anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë: 17.03.2022 shqyrtoi e ankesën e KF “Opoja ” me nr Reference: 10331/1 datë 11.03.2022 për futbollistin: Albion Muhadri me nr ID 009075M94.

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 17.03.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se: Vendimi i Komisionit të Garave i Ligës së Tretë, date: 08.03.2.22 , Vërtetohet.

ARSYETIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave të shqyrtuara mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore të publikuar në web faqen e FFK me datë 30 korrik të vitit 2021. Në bazë të administrimit të provave, shkresave të lëndës vendimi është i drejtë dhe në përputhje me aktet normative të FFK-së si dhe dëshmive në lëndën e kompletuar dhe të gjitha pretendimet e palës ankuese janë të pa bazuar. Bazuar ne faktet e paraqitura gjatë shyqrtimit të ankesës Komisionit për Ankesa -shkalla e dytë, adminsitroi në tërësi shkresat e lëndës dhe konstaton se vendimi i Komisionit te Garave te Liges se Trete, Rajoni i Dukagjinit ështe i drejtë.

Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në faen zyrtare të FFK-së)

Prishtinë: Datë 17.03. 2022
Sitki Baftiu, kryetar