Komisioni për ankesa i shkallës së dytë në mbledhjen e mbajtur me date 23.12.2015 ( ditë e mërkurë – ora 12,00 ) shqyrtoi ankesen e klubit të futsallit “ JUNIKU “ nga Juniku, me numër të protokollit 66/2015 të dates 11.12.2015, e atakuar në vendimin e komisionit të garave për futsall të dates 04.12.2015 në suspendimin e lojtarëve Valdrin Qestaj dhe Hazer Miroci me nga 3 (tre) muaj moslojë si dhe dënimin e klubit me marrje të pikëve ( minus 6 gjashtë pikëve ). Komisioni për ankesa duke u bazuar në nenin 111 paragrafi 1 pika ; a dhe c sjelli këtë ;
V E N D I M ;
- VERTETON vendimin e shkallës së para – komisionit të futsallit date 04.12.2015 dhe lojtaret VALDRIN QESTAJ me numër të librezes së futsallit 837 dhe HAZER MIROCI me numër të librezes sportive të futsallit mbeten nën masen e denimit pa të drejtë loje në kohëzgjatje për 3 (tre) muaj, në të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e komisioneve të Federatës së Futbollit të Kosovës ( komisionit për futsall )
- NDRYSHON pjesërisht vendimin e komisionit të shkallës së parë – komisionit për futsall të datës 04.12.2015 dhe denimin e klubit të futsallit “ JUNIKU “ nga Juniku me marrjen e 6 ( gjashtë ) pikëve e zbret në denim me marrje të 3 (tri ) pikëve negative nga bilanci i përgjithshem i pikëve të fituara deri më tani.
A r s y e t i m
Me rastin e shqyrtimit të ankeses së klubit të futsalllit “ JUNIKU “ nga Juniku, komisioni për ankesa për bazë pati dokumentacionin shtesë të palës së ankimuar dhe komisionit të garave , prej nga konstatoi se lojtaret e lartëshenuar kanë luajtur me nga dy libreza sportive ate të futsallit për Junikun dhe atë të futbollit të madh për klubin e futbollit “Ereniku “ ( Valdrin Qestaj – libreza e regjistrimit te futsallit numer 837 dhe ajo e futbollit të madh 11675, kurse lojtari tjetër Hazer Miroci ( numri librezes në futsall 839 kurse ajo në futbollin e madh 11656 ) dhe për të njejtat vertetoi së është bërë shkelje e nenit 19 të Rregullores disiplinore neni 19, dhe së komisini për futsall ka sjellur vendimet në frymë të akteve normative të FFK-së.
KESHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e kërkesës drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit ë Kosovës në mbrojtje të ligjshmerisë ( akteve normative) në afatin kohor i përcaktuar në bazë ta akteve normative të FFK-së
Prishtinë, date 23.12.2015 Komisioni për ankesa ; kryetari AFRIM PREKAZI d.v