Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Remzi Azemi dhe Bekim Behrami anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 04.05.2022 shqyrtoi ankesën e KF “Xërxa“, e cila kishte atakuar vendimin e Komisionit Disiplinor –shkalla e parë të datës 27.04.2022, lidhur me dënimin e tij për dy futbollistët e KF “Xërxa“ për shkak të incidentit në ndeshjen e Ligës së Tretë Xërrxa – Arbanasi , Rajoni i Dukagjinit. Futbollistët Kushtrim Shala nga Komisioni disiplinor – shkalla e parë u dënua me gjashtë ndeshje mos lojë dhe Zelfi Sefsaliu me katër ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK si dhe trajneri Shkelzen Zhubi me gjashtë ndeshje pa të drejtë udhëheqje të skuadrës sipas radhës organizuar nga FFK-edicioni 2021-2022 dhe mori këtë:
VENDIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 04.05.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara dhe konstatoj se vendimi i Komisionit Disiplinor –shkalla e parë, është i drejtë dhe mbetet në fuqi.
ARSYETIM
Komisioni për Ankesa si organ i shkallës së dytë me rastin e shqyrtimit të ankesës së ushtruar nga KF “Xërxa“, nga ana e palës së ankimuar lidhur me rastin e apostrofuar, Komisioni mori për bazë raportet dhe provat e ofruara nga shërbimit administrativ i Federatës së Futbollit të Kosovës, Komisioni i Garave, protokollin e ndeshjes, po ashtu edhe raportet e zyrtarëve – delegatit dhe shkresat tjera plotësuese dhe nga të njëjtat konstatoj se Komisioni Disiplinor i shkallës së parë ka vepruara drejt dhe me përpikëri në zbatimin e dispozitave juridike nga neni 119 pika A i Rregullores disiplinore.
Këshilla Juridike
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga data e publikim të këtij vendimi në faqen zyrtare të FFK-së).
Prishtinë: 04.05.2022
Sitki Baftiu – kryetar
Remzi Azemi- anëtar
Bekim Behrami-anëtar