Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Remzi Azemi dhe Bekim Behrami anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 04.05.2022 shqyrtoi ankesën e Klubit të Futsallit “Trepça“, e cila kishte atakuar vendimet e Komisionit të Futsallit nr .01/29  dhe 01/30 të datës 27.04.2022, lidhur me dënimin e klubit FC “Trepça” në ndeshjen FC Trepça – FC FIDA COM zhvilluar me 23.04.2022. Komisioni për Ankesa shkalla pasi shqyrtoj materialet e siguruara mori këtë :

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 04.05.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se vendimi i Komisionit të Futsallit, është i drejtë dhe mbetet në fuqi.

ARSYETIM

Komisioni për Ankesa si organ i shkallës së dytë me rastin e shqyrtimit të ankesës së ushtruar nga FC “Trepça“, nga ana e palës së ankimuar lidhur me rastet e apostrofuara, Komisioni mori për bazë raportet dhe provat e ofruara nga shërbimit administrativ i Federatës së Futbollit të Kosovës, Komisioni i Futsallit,  protokollin e ndeshjes, po ashtu edhe raportet zyrtare si  dhe shkresat tjera plotësuese dhe nga të njëjtat konstatoj se Komisioni i Futsallit  ka vepruar drejt dhe me përpikëri në zbatimin e dispozitave juridike nga neni 15 të propozicionit të Garave 2021/2022. Dokumentacioni i bashkangjitur në ankesë nga ankimuesi FC “Trepça” do të duhej të dëshmohet para zhvillimit të ndeshjes dhe si i tillë për Komisionin e Ankesave nuk është kredibil dhe i vlefshëm.

Këshilla Juridike

Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga data e publikim të këtij vendimi në faqen zyrtare të FFK-së).

Prishtinë: 04.05.2022

Sitki Baftiu – kryetar

Remzi Azemi- anëtar

Bekim Behrami-anëtar