Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Remzi Azemi dhe Bekim Behrami anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 18.08.2022 shqyrtoi e ankesën me nr Reference 1120/1 të futbollistit FC “Besa“ lidhur me mos përmbushjen e obligimeve finanaciare për futbollistin Agron Kolaj.
VENDIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 18.08.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se:
Vendimi i Komisionit për Regjistrimin e Statusit dhe Transferin e Lojtarëve, me nr. 467/ 2datë: 08.08.2022. Vërtetohet:
ARSYETIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave të shqyrtuara mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore. Në bazë të administrimit të provave, shkresave të lëndës dhe pretendimeve të palës ankuese për mospërmbushjen e obligimeve (pagesën nga FC “Besa “ për futbollistin Agron Kolaj), është vërtetuar se Komisioni për Regjistrimin dhe Statusin e Lojtarëve ka marrë për bazë shkresat e lëndës dhe në njoftim konstatoj se vendimi i marrë është plotësisht i drejtë dhe në përputhje me aktet normative të FFK-së si dhe dëshmive në lëndën e kompletuar. Komisionit për regjistrimin e Statusit dhe transferin e lojtarëve vendimin e vet nr.ref.467/2 datë: 08.08.2022 e ka bazuar ne llogarin bankare të lojetarit, në shkresat e FC “ Besa” se do i përmbush obligimet ndaj lojtarit gjë që është vërtetuar se nuk është permbushur obligimi dhe fakteve tjera relevante te rastit. FC “Besa“ në ankesën drejtuar Komisioni të ankesave nuk e fakton me asnjë dëshmi ankese dhe nga kjo rrjedhimisht Komisioni i Ankesa e vërteton vendimin e shkallës së parë, pra vendimin e Komisionit për Regjistrimin e Statusit dhe Transferin e Lojtarëve, Nr. Ref. 467/ 2, datë: 08.08.2022.
Këshilla Juridike
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankesë drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga e publikimit të vendimit në web faqen zyrtare të FFK-së.
Prishtinë: Datë:18.08.2022
Sitki Baftiu, kryetar