Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Remzi Azemi dhe Bekim Behrami anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 06.09.2022 shqyrtoi lutjen (ankesën ) e kryetrajnerit KF “ Ferizaj” me nr Reference 1140/1, lidhur me vendimin e Komisiomit Disiplinor –shkalla e parë datë 31.08.2022 me të cilin kryetrajneri i KF “Ferizaj” , Arbnor Mmorina dënohet me dy ndeshje mos ushtrim  të detyrës sipas radhës organizuar nga FFK për shkak se ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes së xhiros së katërt të Albi Mall Superliga, Ferizaj – Drita .

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 06.09.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se:

Vendimi i Komisionit Disiplinor –shkalla e parë datë: 31.08.2022. Vërtetohet:

ARSYETIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave të shqyrtuara mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore. Komisioni i ankesave ka shqyrtuar ankesesn e Arbnor Morinës dhe nga ankesa e shkruar konstaton se ankuesi ka garantuar se nuk do të ndodhin më gjëra të tilla dhe se ka kërkuar uljen e dënimit në një ndeshje moslojë. Pretendimi i tij nuk bazohet në ndonjë fakt shtesë si me video incizim, foto, deklarata të dëshmitarëve apo fakte tjera relevante, andaj ankesa si e tillë nuk paraqitet e faktuar dhe bindëse. Sigurisht se komisioni e vlerëson deklaratën e ankuesit se nuk do të përsëriten sjellje të tilla, por në rastin konkret e vërteton vendimin e Komisionit disiplinor që të mbetet në fuqi vendimi me dënimin me dy ndeshje mosushtrim të detyrës, duke u bazuar ne nenin 119, pika A, të Rregullores disiplinore.

Këshilla Juridike
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankesë drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga e publikimit të vendimit në ueb faqen zyrtare të FFK-së.

Prishtinë: Datë:06.10.2022
Sitki Baftiu, kryetar