Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Bekim Behrami dhe Remzi Azemi anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 28.10.2022 shqyrtoi ankesën e Valdet Shoshit kryetrajnerit të KF “ Rilindja 1974 “ me nr reference 1171/1 datë 21.10.2022.Ankesa ka atakuar vendimin e Komisionit Disiplinor –shkalla e parë të datës 14.10.2022 , me të cilin Valdet Shoshi dënohet në bazë të neni 38 paragrafi 1 dhe neni 67 paragrafi 1 pika E dhe F të Rregullores Disiplinor me ndalesë së mos kryerjës së funksionit të kryetranerit dhe detyrave zyrtare në klub dhe organeve tjera në FFK , në kohëzgjatje për 1 (një) vit si dhe me gjobë prej 200 euro. Ky vendim është marr pasi qe është konstatuar se Valdet Shoshi ka drejtuar skuadrën në ndeshjen zyrtare organizuar nga FFK me licencë të skaduar.
VENDIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 28.10.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se:
Vendimi i Komisionit Disiplonor –shkalla e parë datë 11.10.2022. Vërtetohet:
ARSYETIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave të ofruara mori këtë vendim duke bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore.
Komisoni i Ankesave-Shkalla e dytë ka administuar provat dhe pretendimet e palës dhe konstaton se Komisioni I Disiplinor-shkalla e parë ka marrë vendim të drejtë dhe konform normatives së Rregullores së Garave 2022/23,
Pretendimet e palës ankuese janë skajshmerisht rrethanore lidhur me rastin dhe si të tilla nuk arsyetojnë veprimet e ankuesit I cili ka bërë shkelje në funksionin e tij duke e udhëhequr skuadrën me licesë të skaduar.
Në këtë rast vërtetohet se i apostrofuari me vetëdije ka mshtruar dhe ka sjellur në lajthitje organet e FFK-së , të përdorur të dhëna të rrejshme dhe jo të plota për dispozitat mbi punën profesionale – pedagogjike.
Këshilla Juridike
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankesë drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga e publikimit të vendimit në ueb faqen zyrtare të FFK-së.
Prishtinë: Datë:28.10.2022
Sitki Baftiu, kryetar