Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Bekim Behrami dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 28.10.2022 shqyrtoi ankesën e FC “Hajvalia 2020” me nr Reference 1770/1 datë 20.10.2022 e cila ka atakuar vendimin e Komisionit të Garave – Liga e Tretë të datës 14.10.2022 i cili ndeshjen Mati-Hajvalia 2020 e regjistron me rezultatin e arritur në fushë 3:3, më të cilin vendim refuzon si të pa bazuar ankesën KF ” Hajvalia 2020“.

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 28.10.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se:
Vendimi i Komisionit të Garave – Liga e Tretë datë 14.10.2022. Vërtetohet:

ARSYETIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore. Komisioni I Garave I Ligës së Tretë në vendimin e datës 14.10.2022 ka refuzuar si të pa bazuar aneksën e KF “ Hajvalia 2020”, duke u mbeshtetur në fakte të vërtetuara qartë.

Komisioni i Garave –Liga e Tretë ka vepruar duke dërguar email në QKMS për të vërtetuar pretenduar pretendimin e palës se lojtari Shpat Shabanin KF “ Mati “ e futur në lojë pa leje speciale. Me datë 10.10.2022 Komisioni I Garave ka pranuar email me të cilën vërteton se lojtari Shpat Shabani ka kryer kontrollimin mjekësor për leje speciale me datë 07.10.2022. Në përgjegjen e QKMS tregohet qartë se evidentimin i vizitave mjekësore bëhët në mënyrë manuale dhe se është e pamundur të dihet ora dhe koha e saktë, gjë që nuk e vërteton e pretemdimin e palës ankuese se lojtari është futur në lojë pa leje special.

Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga e publikimit të vendimit në ëeb faqen zyrtare të FFK-së.

Prishtinë: Datë: 28.10.2022
Sitki Baftiu, kryetar