Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Bekim Behrami dhe Remzi Azemi anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 28.10.2022 shqyrtoi ankesën e KF “ Trepça 89” me nr reference 1181/1 datë 28.10.2022, e cila ka atakuar vendimin e Komisionit Disiplinor –shkalla e pare të datës 26.10.2022 më të cilin futbollisti i KF “Trepça’89”, Lulzim Peci nr ID 00521M02 bazuar në nenin 44 paragrafi 1 pika A të Rregullores Disiplinore dënohet me 3 (tri) ndeshje mosloje sipas radhës oragnizuar nga FFK.
VENDIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 28.10.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se:
Vendimi i Komisionit Disiplinor – shkalla e parë të datës 26.10.2022 Vërtetohet:
ARSYETIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave të ofruara mori këtë vendim duke bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore. Pas shqyrtimit të secilës provë veq e veq dhe duke pasur në kosideratë se lojtari Lulzim Peci anëtar i Kombëtares së Kosovës U21, lojtar me perspektiv dhe aktiviteti i tij i deritanishëm është shembullor, veprimi i tij në ndeshjen Trepça’89-Gjilani ka rezultuar me rrezikim të shëndetit të lojtarit kundërshtar, i cili u detyrua ta lëshojë fushën me autoambulancë për të mos u kthyer më në ndeshjen e lartë cekur. Ndëshkimi me karton të kuq në rastin konkret dhe dënimi me tri ndeshje mos lojë për Komisionin e Ankesave është i drejtë, ndonëse ndërhyrja ishte e paqëllimshëm nga lojtari Lulzim Peci.
Këshilla Juridike
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankesë drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga e publikimit të vendimit në ueb faqen zyrtare të FFK-së.
Prishtinë: Datë:28.10.2022
Sitki Baftiu, kryetar