Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Bekim Behrami dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 25.11.2022 shqyrtoi ankesën e KF ”Ferizaj” me nr Reference 1191/1 datë 24.11.2022 e cila ka atakuar vendimin e Komisionit të Garave të datës 21.11.2022 , i cili ndeshjen e 1/16 së Kupës së Kosovës Behari- Ferizaj e regjistroj me rezultat zyrtar 3:0 në favor të FK “Behar”, për shkak se lojtari i FC “ Ferizaj “ Edon Sadriu me nr fanelle 8 dhe nr ID 000542M97 është aktivizuar në ndeshje pasi që paraprakisht ishte ndëshkuar me 2 (dy) kartona të verdhë.

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 25.11.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se vendimi i Komisionit të Garave datë 21.11.2022 është i drejtë dhe Vërtetohet:

ARSYETIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shqyrtimit të ankesës dhe provave mori këtë vendim bazuar neni 119 pika A i Rregullores Disiplinore . Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në marrjen e këtij vendimi I është referuar neneve 56 dhe 57 të Propozicioneve të Garave ku ndër të tjera thuhet:

Neni 56 “Dënimi automatik për shkak të dy vërejtjeve publike (kartonëve të verdhë) në ndeshjet për Kupën e Kosovës , do të ekzekutohet në ndeshjen e parë të radhës për Kupën e Kosovës“

Neni 57

“Secili klub është i obliguar që të udhëheq evidencën e vërejtjeve publike të lojtarëve të vet“.

“Shërbimi administrative i Federatës në bashkëpunim me Komisionin e garave udhëheqë evidencën mbi vërejtjet publike , bënë regjistrimet dhe ato i shpall në “Buletinin zyrtar” të FFK-së“.

Mos shpallja në bultenin zyrtar nuk e liron klubin nga obligimi për të ekzekutuar dënimin e shqiptuar nga komisioni përkatës.

Bazuar në këto të dhëna dhe provat shtesë Komisioni për Ankesa –shkalla e dytë vërtetoj vendimin e Komisionit të Garave duke e lënë në fuqi regjistrimin e ndeshjes së 1/16 të Kupës së Kosovës Behari-Ferizaj me rezultat zyrtar 3:0 në favor të FK “Behar”.

Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga e publikimit të vendimit në web faqen zyrtare të FFK-së.

Prishtinë: Datë: 25.11.2022
Sitki Baftiu, kryetar