Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Bekim Behrami dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 22.02.2023 shqyrtoi ankesën e FC ”Prishtina” me nr Reference 1256/1 datë 16.02.2023, e cila ka atakuar vendimin e Komisionit të Garave të datës 14.02.2023, i cili refuzon të pabazuar ankesën e FC “ Prishtina” dhe ndeshjen e xhiros së 19-të të Albi Mall Superligës së Kosovës ndërmjet Dukagjinit dhe Prishtinës e regjistron me rezultatin e arritur në fushë, 1:0 në favor të Dukagjinit. Pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit dhe provave tjera shtesë, Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë mori këtë:
VENDIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 22.02.2023 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoi se vendimi i Komisionit të Garave datë 14.02.2023 është i drejtë dhe Vërtetohet, ndërsa ankesa e FC“ Prishtina” refuzohet si e pabazuar.
ARSYETIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shqyrtimit të ankesës dhe provave mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore. Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në marrjen e këtij vendimi i është referuar nenit 79 të Rregullores së Garave.
Bazuar në nenin 74 Komisioni ka konstatuar se nuk ka asnjë nga shtatë shkeljet esenciale të dispozitave të rregullave të lojës.
Ndërsa sa i përket rastit të referimit i njëjti është duke u trajtuar në Komisionin e referëve.
Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë) në afatin kohor prej tetë ditëve nga e publikimit të vendimit në uebfaqen zyrtare të FFK-së.
Prishtinë: Datë: 22.02.2023
Sitki Baftiu, kryetar