Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemajli kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi, anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 13.04.2023 shqyrtoi e ankesën me nr Reference 1295/1 të KF “Llapi” lidhur me obligimet finanaciare për futbollistin Alban Shillova.
VENDIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 07.04.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se:
Vendimi i Komisionit për Regjistrimin e Statusit dhe Transferin e Lojtarëve, me nr. 517/ 2 datë: 23.03.2023. Vërtetohet:
ARSYETIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave të shqyrtuara mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore. Në bazë të administrimit të provave, shkresave të lëndës për mospërmbushjen e obligimeve (kontrata pagesa nga KF “Llapi“ për futbollistin Alban Shillova), ka konstatuar se vendimi i Komisionit për Regjistrimin dhe Statusin e Lojtarëve është plotësisht i drejtë dhe në përputhje me aktet normative të FFK-së . Më këtë rast Komisioni për Regjistrimin e Statusit dhe Transferin e lojtarëve ka vërtetuar se KF “ Llapi“ nuk ka përmbushur obligimin financiar në bazë të kontratës për lojtarin Alban Shillova : Bonusi për fitimin e Kupës së Kosovës dhe dalja në Europë në vlerë prej 5000 euro. Komisioni për Ankesa –shkalla e dytë vërteton vendimin e shkallës së parë të Komisionit për Regjistrimin e Statusit dhe Transferin e Lojtarëve, Nr. Ref. 517/ 2, datë: 23.03.2022 , ku konstatoj që lojtarit Alban Shillova duhet të përmbushet kontrata në tërësi , neni 3 i kontratës pika ku thuhet që : Bonusi për fitimin e Kupës së Kosovës dhe dalja në Europë në vlerë prej 5000 Euro.
Këshilla Juridike
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankesë drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga e publikimit të vendimit në web faqen zyrtare të FFK-së.
Prishtinë: Datë:13.04.2022
Haki Xhemajli, kryetar