Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemajli kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi, anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 13.04.2023 shqyrtoi ankesën e FC ”Ballkani” me nr Reference 1297/1 datë 07.04.2023, e cila ka atakuar vendimin e Komisionit Disiplinor të datës 22.03.2023. Komisioni Disiplinor – shkalla e parë për shkak të inicidentit në ndeshjen e xhiros së 25-të të Albi Mall Superligës, LLapi-Ballkani ,  ka dënuar FC “Ballkani” me gjobë prej 1000 euro si dhe  dwnoj pwr dëmtimin e më shumë se 150 ulëseve në tribunat e stadiumit “ Zahir Pajaziti “ , dëmtimin e  kombit të VAR-it si dhe kombit të transmetimit të ART Motion) . FC “Ballkani“ , obligohet ta paguajë dëmin  në lartësi të shumës të përcaktuar nga organi kompetent të prezentuar nga FC “ LLapi” ( shuma e paraparë e pagesës së shënuar në fatura së bashku me vendim I dërgohet FC “Ballkani“). Pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit dhe provave tjera shtesë, Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë mori këtë:

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 13.04.2023 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoi se vendimi i Komisionit Disiplinor –shkalla e pare 22.03.2023 është i drejtë dhe Vërtetohet, ndërsa ankesa e FC“ Ballkani ” refuzohet si e pabazuar.

ARSYETIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shqyrtimit të ankesës dhe provave mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore. Bazuar në të gjitha të dhënat dhe materialet e disponuara nga Komisioni i Garave dhe Komisioni Disiplinor-shkalla e parë si dhe deklaratave të personave zyrtar të ndeshjes konsttatoj se vendimi i Komisioni Disiplinor – shkalla e parë është i drejtë dhe mbetet në fuqi.

Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë) në afatin kohor prej tetë ditëve nga e publikimit të vendimit në ueb faqen zyrtare të FFK-së.

Prishtinë: Datë: 13.04.2023
Haki Xhemajli, kryetar