Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemjali kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 25.05.2023 shqyrtoi ankesën e FC ”Ballkani“ me nr Reference 1338/1 datë 24.05.2023 që ka atakuar vendimin e Komisionit të Garave të Lidhjes Rajonale te Futbollit – Prizren të datës 18.05.2023 i cili ka regjistruar ndeshjen U 17 Prizreni-Ballkani me rezultat zyrtar 3:0 në favor të FC “ Prizreni”, duke u bazuar në nenin 51 të Rregullores së Garave , me arsyetimin se FC “ Ballkani “ në këtë ndeshje ka aktivizuar futbollistët Getoar Kokollari dhe Erion Krasniqi pa të drejtë loje sipas nenit 51 të Rregullores së Garave.
V E N D I M
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 25.05.2023 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se vendimi i Komisionit të Garave të Lidhjes Rajonale –Prizren është i drejtë ndërsa ankesa e FC “ Ballkani“, merret si e pabazuar.
ARSYETIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shqyrtimit të ankesës dhe provave mori këtë vendim duke bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore. Bazuar në këto të dhëna FC “ Ballkani” sipas 51 të Rregullores së Garave nuk ka pas të drejtë aktivizimi të futbollistëve të lartë cekur , pasi të njejtit janë aktivizuar në ndeshjet e ekipit i cili garon në kategorinë e Sueprligës së Kosovës U 17.
Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga publikimi i vendimit në uebfaqen zyrtare të FFK-së.
Prishtinë: Datë:25.05.2023
Haki Xhemajli, kryetar