Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemajli kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 13.06.2023 shqyrtoi ankesën e KF “Podujeva” me nr Reference 1351/1 datë 05.06.2023 që ka atakuar vendimin e Komisionit të Garave – shkalla e parë të datës 30.05.2023, i cili ndeshjen e xhiro së 30-të të Ligës së Parë të juniorëve Fushë Kosova – Podujeva e ka regjistruar me rezultat të arritur në fushë.
V E N D I M
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 12.06.2023 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara nga administrata e FFK-së , konstatoi se vendimi i Komisionit të Garave – shkalla e pare është i drejtë, ndërsa ankesa e KF “ Podujeva” , refuzohet si e pabazuar.
ARSYETIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shqyrtimit të ankesës dhe provave mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disisplinore . Komisioni për Ankesa –shkalla e dytë , pas verifikimit të protokolleve zyrtare nga administrates së FFK-s sipas së cilave konstatohet se futbollisti i KF “ Fushë Kosova “, Elvin Berisha nr fanelle 10 dhe nr ID 004098M04 kishte të drejtë loje në takimi Fushë Kosova – Podujeva pasi qe i njejti më të drejtë ka vuajtur suspendimin pas katër kartonave të verdhë, atëherë kur ende në garë ka qenë GS “ Gjilani “. Në këtë rast klubi apo administrata e klubi përkatës nuk mundur ta dinte se kur dhe cili ekipi mund të tërhiqet apo përjashtohet nga gara. Futbollisti Elvin Berisha ka qenë i ndëshkuar në javën e 12, 15, 20 dhe 27 dhe se i njëjti ka pushuar në javën e 28 çka nënkupton se e kryer dënimin pas katër kartonave të verdhë sipas Rregullores së Garave dhe ka pasur tëë drejtë loje në xhiron e 30-të. Këtë vendim të Komisionit të Garave të Ligës së Dytë, Juniorëve dhe Kadetëve Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë e vërtetoi pas shqyrtimit të materialeve komplete të verifikuara në FFK për këtë rast.
Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankesë drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë) në afatin kohor prej tetë ditëve nga publikimi i vendimit në ëeb faqen zyrtare të FFK-së.
Prishtinë:
Datë:13.06.2023
Haki Xhemajli, kryetar