Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemjali kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 28.09.2023 shqyrtoi ankesën e KF”Istogu “ me nr Reference 1422/1 datë 26.09.2023 që ka atakuar vendimin e Komisionit të Garave të Ligës së Tretë Lidhjes Rajonale te Futbollit – Pejë të datës 21.09.2023 i cili ka regjistruar ndeshjen e ndërprerë të xhiros së katërt të Ligës së Trteë – Rajoni i Dukagjnit, Istogu – Besa Irzniq (17.09.2023 ) me rezultat zyrtar 3 :0 në favor të KF “Besa” – Irzniq.

V E N D I M

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 28.09.2023 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, deklaratave , argumenteve , dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se vendimi i Komisionit të Garave të Lidhjes Rajonale –Pejë është i drejtë ndërsa ankesa e KF “ Istogu”, më të cilën kërkohet që ndeshja Istogu- Besa-Irzniq të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të skuadrës nikoqire merret e pabazuar.

ARSYETIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shqyrtimit të ankesës dhe të gjithave provave relevante mori këtë vendim , bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore. Bazuar në këto të dhëna vërtetoj se FC “ Istogu” , ishte shkaktar I ndërprejes të ndeshjes Istogu-Besa –Irzniq . Komisioni për Ankesa –shkalla e dytë mbeshtet në tërësi vendimin e Komisionit të Garave të datës 21.09.2023 ku me përgjegjësi e ngarkon kryetrajnerin Elvis Bicaj si dhe futbollistët Lendi Metaj,Loris Shatri dhe Granit Ademaj. Kryetrajneri i KF Elvis Bicaj dhe futbollisti Lendi Metaj pas vendimit të gjyqtarit kryesor për anulimin e penaltisë vërsulen tek ai duke sharë, ofenduar, kërcënuar me fjalët “ Nëse ndëron vendim prej fushës nuk del i gjallë” ndërsa futbollsitët Loris Shatri dhe Granit Ademaj vërsulen në drejtim të asistentit të parë duke sharë dhe ofenduar madje futbollsiti Loris Shatri ka hequr dhe përdhosur stemën zyrtare të FFK-së nga fanela e tij. Komisioni për Ankesa –shkalla e dytë vërtetoj vendimine Komisionit të Garave të Lidhjes Rajonale –Pejë ndërsa ankesa e parashtruar nga pala KF” Istogu “ merret e pabazuar.

Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga publikimi i vendimit në uebfaqen zyrtare të FFK-së.

Prishtinë: Datë:28.09.2023
Haki Xhemajli, kryetar