Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemajli kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi, anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 28.09.2023 shqyrtoi ankesën e KF ”Lepenci” me nr Reference 1421/1 datë 25.04.2023, e cila ka atakuar vendimin e Komisionit Disiplinor të datës 13.09.2023. Komisioni Disiplinor – shkalla e parë për shkak të inicidentit në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Dytë, Lepenci-Sharri, ka dënuar KF “Lepenci” me gjobë prej 500 euro, për shkak të lëshimit në organizim të këtij takimi. Pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit dhe provave tjera shtesë, Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë mori këtë:

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 28.09.2023 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoi se vendimi i Komisionit Disiplinor –shkalla e pare I dates 25.04.2023 është i drejtë dhe Vërtetohet, ndërsa ankesa e KF“ Lepenci ” refuzohet si e pabazuar.

ARSYETIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shqyrtimit të ankesës dhe provave mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore. Bazuar në të gjitha të dhënat dhe materialet e disponuara nga Komisioni i Garave I Ligës së Dytë dhe Komisioni Disiplinor-shkalla e parë si dhe deklaratave të personave zyrtar të ndeshjes konsttatoj se vendimi i Komisioni Disiplinor – shkalla e parë është i drejtë . Komisioni për Ankesa –shkalla e dytë mbeshtetë në tërësi vendimin e Komisionit Disiplinor me konstatimin se oraganizimi i ndeshjes Lepenci-Sharri nuk ishte në nivelin e derbit .

Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë) në afatin kohor prej tetë ditëve nga e publikimit të vendimit në ueb faqen zyrtare të FFK-së.

Prishtinë: Datë: 28.09.2023
Haki Xhemajli, kryetar