Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemjali kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 02.10.2023 shqyrtoi ankesën e Ersen Janovaliu me nr Reference 1429/1 datë 27.09.2023 që ka atakuar vendimin e Komisionit Disiplinor – shkalla e parë të datës 22.09.2023, i cili ka dënuar kryetrajnerin e KF “Flamurtari” , Liridon Leci me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare dhe me gjobë prej 500 euro për shkak të sjelljeve jo sportive ndaj gjyqtaritt kryesor të ndeshjes së xhiros së katërt të Viva Fresh Liga e Parë – Grupi B , Flamurtari – Ramiz Sadiku Ersen Janovaliu. Pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit dhe provave tjera shtesë, Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë mori këtë:
V E N D I M
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 02.10.2023 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara, vendimi i Komisionit Disiplinor – shkalla e parë të datës 22.09.2023 vërtetohet ndërsa ankesa e gjyqtarit Ersen Janovaliu refuzohet si e pa bazuar. Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore.
ARSYETIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shqyrtimit të ankesës dhe provave mori këtë vendim duke u bazuar në dokumentacionet shtesë dhe pas shqyrtimit të materialeve komplete të verifikuara në FFK për këtë rast.
Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga publikimi i vendimit në uebfaqen zyrtare të FFK-së.
Prishtinë: Datë: 02.10.2023
Haki Xhemajli, kryetar