Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemjali kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 04.10.2023 shqyrtoi ankesën e KF “Liria” me nr Reference 1432/1 datë 03.09.2023 që ka atakuar vendimin e Komisionit Disiplinor – shkalla e parë të datës 29.09.2023, i cili ka dënuar futbollistin e KF “Liria” , Siyabongu Dube me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK , pasi qe në ndeshjen e xhiros së shtatë të Albi Mall Superliges Gjilani-Liria , është ndëshkuar me karton të kuq direkt pas ndërhyrjes si lojtar i fundit duke mohuar mundësinë kundërshtarit për gol. Në ankesën e parashtruar KF “ Liria” , lidhur më këtë rast ka kërkuar nga Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë që dënimi prej dy ndeshje ti hiqet dhe se lojtari Siyabongu Dube ta vuaj dënimin vetëm për një ndeshje . Në arsyetim të kësaj thuhet se lojtari kishte për qëllim ta largoj topin e jo ndërhyrje në lojtarin kundërshtar . Pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit dhe provave tjera shtesë, Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë mori këtë:
V E N D I M
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 04.10.2023 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara, vendimi i Komisionit Disiplinor – shkalla e parë të datës 29.09.2023 vërtetohet, ndërsa ankesa e KF “ Liria” refuzohet si e pabazuar. Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore.
ARSYETIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shqyrtimit të ankesës dhe provave mori këtë vendim duke u bazuar në dokumentacionet shtesë dhe pas shqyrtimit të materialeve komplete të verifikuara në FFK për këtë rast.
Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga publikimi i vendimit në uebfaqen zyrtare të FFK-së.
Prishtinë: Datë: 04.10.2023
Haki Xhemajli, kryetar