Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemajli kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 19.10.2023 shqyrtoi ankesën e KF ”Sllatina” me nr Reference 1448/1 datë 18.10.2023 e cila ka atakuar vendimin e Komisionit të Garave të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtnës datë 13.10.2023 , i cili ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës së Tretë rajoni i Prishtinë Grupi A, Sllatina-Barileva e ka regjistruar me rezultatin e arritur në fushë Sllatina – Barileva 1:2 dhe refuzon si të pa bazuar ankesën KF “Sllatina“. KF “Sllatina ” nëpërmjet ankesës pretendon se KF “ Barileva” ka zhvilluar ndeshjen pa kontrollim mjekësor të futbollistëve.
VENDIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 19.10.2023 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se vendimi i Komisionit të Garave të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës datë 13.10.2023. është i drejtë dhe Vërtetohet ndërsa ankesa e KF “Sllatina“ refuzohet si e pabazuar.
ARSYETIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë pas shyrtimit të ankesës dhe provave , dokumentacioneve shtesë, materialeve komplete të verifikuara në FFK si duke ju referuar shkresave zyrtare të LRFP e cila ju ka dhënë mundësi klubeve për kryerjen e kontrollove mjekësore edhe pas fillimit të kampionatit, për arsye të ngarkesës në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive. Vendim bazohet neni 119 pika A i Rregullores Disiplinore.
Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve ngapublikimi i vendimit në web faqen zyrtare të FFK-së.
Prishtinë: Datë: 19.10.2023