Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemajli kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.10.2023 shqyrtoi ankesën e KF ”Tefik Çanga 1978” me nr Reference 1450/1 datë 23.10.2023 e cila ka atakuar vendimin e Komisionit të Garave të Ligës së Dytë datë 17.10.2023, i cili ndeshjen e xhiros së tetë të Ligës së Dytë Podujeva-Tefik Çanga zhvilluar me 13.10.2023 në Dumosh e ka regjistruar me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF “Podujeva “. Këtë vendim Komisioni i Garave i Ligës së Dytë e arsyetoj me faktin se lojtari i KF “ Tefik Çanga 1978“, Matheo David Thobo Gabathokwe nr fanelle 18 në ndeshjen Podujeva-Tefik Çanga është inkuadruar në lojë pa të drejtë pasi qe nuk ishte i paraqitur në protokolin zyrtar që bien ndesh me rregulloren dhe propozicionet e garave.
VENDIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 27.10.2023 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se vendimi i Komisionit të Garave të Ligës së Dytë datë 17.10.2023 është I drejtë ndërsa ankesa e KF “ Tefik Çanga1978 “ refuzohet si e pabazuar. Vendimi i Komisionit për Ankesa –shkalla e dytë bazohet në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore.
ARSYETIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë vendosi pas shyrtimit të ankesës, provave, dokumentacioneve shtesë, materialeve komplete të verifikuara në FFK përkitazi për këtë rast.
Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga publikimi i vendimit në web faqen zyrtare të FFK-së.
Prishtinë: Datë: 30.10.2023