Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemajli kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 29.11.2023 shqyrtoi ankesën e KF ”Vëllaznimi” me nr Reference 1462/1 datë 24.11.2023 e cila ka atakuar vendimin e Komisionit të Garave të Ligës së Dytë, Juniorëve dhe Kadetëve datë 16.11.2023, i cili ndeshjen e xhiros së 11-të të Ligës së Parë të juniorëve U16 Podujeva-Vëllznimi zhvilluar me 12.11.2023 në Dumosh e ka regjistruar me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF “Podujeva“. Këtë vendim Komisioni i Garave e bazoi se lojtari i KF “ Vëllaznimi“, Din Morina nr fanelle 16 dhe nr ID 021698M06 në ndeshjen Podujeva-Vëllaznimi është inkuadruar në lojë pa të drejtë pasi qe nuk kishte kontrollim special mjekësor.

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 29.11.2023 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se vendimi i Komisionit të Garave datë 16.11.2023 është I drejtë ndërsa ankesa e KF “ Vëllaznimi “ refuzohet si e pabazuar. Vendimi i Komisionit për Ankesa –shkalla e dytë mori kwtw vendim duke ju referuar nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore.

ARSYETIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë vendosi pas shyrtimit të ankesës, provave, dokumentacioneve shtesë, materialeve komplete të verifikuara në FFK përkitazi për këtë rast. Komisioni i Garave I Ligës së Dytë , Juniorëve dhe Kadetëve e arsyetoj me faktin se futbollisti Din Morina nr fanelle 16 dhe nr ID 021698M06 nuk ka pas të drejtë loje pa kontrollim special mjekësor, dhe për të njëjtin KF “Vëllaznimi“ në komosion nuk ka paraqitur “kontrollimin special mjekësor“ që bie ndesh me Rregulloren e garave përkatësisht nenit 50 . Neni 50 përcakton se në ekipin U 19 (mosha 17-19 vjeç) të drejtë paraqitje në edicionin e garave 2023/2024 kanë lojtarët që kanë lindur me 01.01.2005 dhe më të rinjë. Më të rinjë se 17 vjeç mund të aktivizohet me kontrollim special mjekësor i cili është i vërtetuar –vulosur në Lidhjet Rajonale apo në FFK.

Komisioni i Garave i Ligës së Dytë , Juniorëve dhe Kadetëve duke ju referuar ankesës së KF “Podujeva“, hedh poshtë pretendimet se nuk kishte të drejtë loje edhe futbollisti tjetër i KF “Vëllaznimi“ , Blerim Mataj me nr fanelle 5 dhe nr ID 003733M06 . Sipas interpretimit të zyrës për regjistrimin e futbollistëve ka rezultuar se Blerim Mataj së fundi është regjistruar lojtar i Vëllaznimit dhe me të drejtë është aktivizuar në lojë.

Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga publikimi i vendimit në web faqen zyrtare të FFK-së.

Prishtinë: Datë: 29.11.2023