Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemejali kryetar ,  Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 21.12.2023 shqyrtoi e ankesën e FC “Prishtina” me nr Reference 1477/1 datë 12.12.2023 e cila ka atakuar vendimin e Komisionit për statusin e  lojtarëve më nr reference 574/2 datë 29.11.2023 I cili ka aprovuar këkesën si të bazuar të drejtorit sportiv të KF “ Prishtina “ , Fisnik Kërqeli për mos përmbyshjen e obligimeve financiare ndaj tij nga ana e klubit.

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 21.12.2023 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se Vendimi i Komisionit për Regjistrimin e Statusit dhe Transferin e Lojtarëve, me nr. 574/ 2 datë: 29.11.2022, vërtetohet ndërsa ankesa e KF  “Prishtina“ vleresohet si e pa bazuar.

ARSYETIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave të shqyrtuara mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore. Në bazë të administrimit të provave, shkresave të lëndës dhe pretendimeve të palës ankuese për mospërmbushjen e obligimeve finaciare, KF “ Prishtina “ obligohet ti kompenzoj drejtorit sportiv z.Fisnik Kërqelit pagat e mbetura për muajin shtator 2021 , muajin shtator, tetor, nëntor, dhjetor 2022 si dhe pagat për muajin janar, shkurt, mars, prill, maj dhe qershor të vitit 2023 në shumë totale 16,500.00.KF “Prishtina ”  në ankesën drejtuar Komisionit të ankesave nuk  fakton me asnjë dëshmi se kontrata ndërmjet KF “Prishtina” dhe Fsinik Kërqelit  është shkëputur. KF” Prishtina “  deklaroj se e ka njoftuar në mënyrë verbale Fisnik Kërqelin për shkëputje  të kontrantës  që në fakt një gjë e tillë nuk ka peshë juridike.  Komisioni i Ankesave e vërteton vendimin e e Komisionit për Regjistrimin e Statusit dhe Transferin e Lojtarëve, Nr. Ref. 574/ 2, datë: 29.11.2023 me të cilin KF “ Prishtina “ obligohet ti përmbush obligimet financiare ndaj drejtorit sportit Fisnik Kërqelit në afat prej 15 ditësh nga data e marrjes se vendimit nga Komisioni për Ankesa –shkalla e dyë dhe publikimi i tij në web faqen zyrtare të FFK-së.

Këshilla Juridike
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankesë drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga e publikimit të vendimit në web faqen zyrtare të FFK-së.

Prishtinë: Datë:21.12.2023
Haki Xhemajli, kryetar