Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemajli kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 11.01.2024 shqyrtoi ankesën e FC ”Liria“ me nr Reference 1482/1 datë 10.01.2024, e cila ka atakuar vendimin e Komisionit për Statusin e lojtarëve datë 11.10.2023, i cili e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e KF “2 Korriku “ për kompenzim për shkollim dhe edukim për futbollistin Redon Arifi nga FC “Liria” .

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 11.01.2024 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se vendimi i Komisionit për Statusin  e lojtarëve  datë 11.10.2023. është i drejtë dhe Vërtetohet ndërsa ankesa e FC “ Liria “ refuzohet si e pabazuar.

ARSYETIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë pas shyrtimit të ankesës, provave  dhe dokumentacioneve shtesë, materialeve komplete të verifikuara në FFK vërtetoj vendimin e Komisionit për Statusin e lojtarëve datë 11.10.2023 bazuar në nenin 119 pika A i Rregullores Disiplinore. FC”Liria” , obligohet kompenzimin për lojtarin Redon Arifi për periudhën 2019/20, 2020/2021, 2021/2022 dhe 2022 /23 gjegjësisht për moshën 16-18 vjeçare periudhë kur lojtari ka qenë në edukim dhe zhvillim në KF “2 Korriku”. Lartësia e kompenzimit duhet të përcaktohet me marrëveshje të shkruar ndërmjet KF “2 Korriku “ dhe FC “Liria”(neni 83 paragrafi 1) dhe të vendoset sipas nenit 86 të Rregullores për Regjistrimin , Statusin dhe Transferin e Lojtarëve. Lojtari Redon arifi ka nënshkruar kontratë profesionale me FC “Liria” , nga 07.08.2023 dhe në sistem dhe në pasaportën e lojtarit figuron lojtar profesionist i FC “Liria”.

Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga publikimi i vendimit në ëeb faqen zyrtare të FFK-së.

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë
Haki Xhemajli – kryetar
Prishtinë: Datë: 11.01.2024