Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemajli kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 11.01.2024 shqyrtoi ankesën e KF ”Podujeva” me nr Reference 1478/1 datë 20.12.2023 e cila ka atakuar vendimin e Komisionit të Garave të Ligës së Dytë, datë 13.12.2023, i cili ndeshjen e xhiros së 16-të të Ligës së Dytë Opoja- Podujeva zhvilluar me 04.12.2023 e ka regjistruar me  rezultatin e arritur në fushë Opoja-Podujeva 2:1. Këtë vendim Komisioni i Garave e bazoj në faktin  se lojtari i KF “Opoja“, Ardi Nazifi me  nr fanelle 22 dhe nr ID 010006 M07 në ndeshjen Opoja-Podujeva kishte të drejtë loje.

VENDIM

KF “Podujeva“, në ankesën e parashtruar kontestoj vendimin e Komkisionit të Garave të Ligës së Dytë , Juniorëve dhe Kadetëve  me arsyetimin se futbollisti i KF “Opoja“, Ardi Nazifi nr fanelle 22 dhe nr ID 010006M07 nuk kishte të drejtë loje sepse lejen speciale nuk e kishte të vërtetuar me vulën e FFK-së.

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 11.01.2023 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se vendimi i Komisionit të Garave të Ligës së Dytë , Juniorëve dhe Kadetëve  datë 13.12.2023 është i drejtë, ndërsa ankesa e KF “Podujeva“ refuzohet si e pabazuar. Vendimi i Komisionit për Ankesa – shkalla e dytë mori këtë vendim duke ju referuar nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore.

ARSYETIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë vendosi pas shyrtimit të ankesës, provave, dokumentacioneve shtesë, materialeve komplete të verifikuara në FFK përkitazi për këtë rast. Komisioni i Garave i Ligës së Dytë, Juniorëve dhe Kadetëve vendimin  e arsyetoj me faktin se futbollisti i KF “ Opoja “ , Ardi Nazifi nr fanelle 22 dhe nr ID 010006M07  ka pas të drejtë loje. KF “Opoja”, në Komisionin e Ligës së Dytë, Juniorëve dhe Kadetëve ka paraqitur leje speciale valide të futbollistit Ardi Nazifi nr fanelle 22 dhe nr ID 010006M07 e kryer në inistitucionin e mjeksisë sportive, e cila është vërtetuar nga Komisioni i Garave i Ligës së Dytë , Juniorëve dhe Kadetëve.Bazuar në këto të dhëna Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë vërtetoj vendimin e Komisionit të Garave të Ligës së Dytë , Juniorëve dhe Kadetëve  datë 13.12.2023 ndërsa ankesën e KF “Podujeva“, e vlerësoj si të pa bazuar.

Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga publikimi i vendimit në web faqen zyrtare të FFK-së.

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë
Haki Xhemajli – kryetar
Prishtinë: Datë: 11.01.2024