Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemjali kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 22.02.2024 shqyrtoi ankesën e KF “Dukagjini” me nr Reference 1504/1 datë 22.02.2024 që ka atakuar vendimin e Komisionit Disiplinor – shkalla e parë të datës 21.02.2024, i cili ka dënuar futbollistin e KF “Dukagjini” , Besir Iseni me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK , pasi qe në ndeshjen e xhiros së 20-të të Albi Mall Superliges LLapi-Dukagjini , është ndëshkuar me karton të kuq direkt pas lojes me dorë në zonë të rreptësisë duke ia mohuar mundësinë për gol kundërshtarit. Në ankesën e parashtruar KF “Dukagjini” , lidhur më këtë rast ka kërkuar nga Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë që të kërkojë opinion nga Këshilli Profesional i Gjyqtarëve që futbollisti Besir Iseni dhe KF “ Dukagjini” të mos e vuaj dënimin me mos lojë nëse konstatohet se ndërhyrja nuk ka qenë për karton të kuq. Në arsyetim e ankesës thuhet se sipas incizimeve por edhe nga shumë ekspert të referimit kostatohet se vendimi i gjyqtarit kryesor për ndëshkim me karton të kuq ishte gabim trashanik sepse në këtë rast mjafton vetëm karton i verdhë pasi që paraprakisht ishte akordua penallti. Pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit dhe provave tjera shtesë, Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë mori këtë:

V E N D I M

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 22.02.2024 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara, vendimi i Komisionit Disiplinor – shkalla e parë të datës 21.02.2024 vërtetohet, ndërsa ankesa e KF “Dukagjini” refuzohet si e pabazuar. Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore.

ARSYETIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shqyrtimit të ankesës dhe provave mori këtë vendim duke u bazuar në dokumentacionet shtesë dhe pas shqyrtimit të materialeve komplete të verifikuara në FFK si dhe konsultimeve me Këshillin Profesional për këtë rast se karton i kuq mbetet (nuk fshihet ) vetëm në rast të gabimit të identitetit të futbollistit andaj vendimi i Komisionit Disiplinor – shkalla e parë të datës 21.02.2024 vërtetohet, ndërsa ankesa e KF “Dukagjini” refuzohet si e pabazuar.

Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga publikimi i vendimit në uebfaqen zyrtare të FFK-së.

Prishtinë: Datë: 22.02.2024
Haki Xhemajli, kryetar