ffk-llogofinKomisioni për Ankesa – shkalla e dytë në përbërje ; Afrim Prekazi – kryetar dhe Sitki Baftiu e Agim Bahtiri – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë 24.11.2016 – ditë e enjtë ora 14,00 shqyrtoi ankesën e Klubit të Futsallit FC “ BESA “ nga Peja me numër të Protokollit 96/2016 të datës 21.11.2016 e atakuar në vendimin e Komisionit të Futsallit datë 14.11.2016 lidhur me regjistrimin e ndeshjes kampionale të Superligës së Kosovës në futsall PERLEPNICA – BESA me rezultat 3;2 me motivacion të aktivizimit të lojtarëve me regjistrime dhe licencime të dyfishta për klubin e futsallit “ Perlepnica “ nga Perlepnica e Gjilani, dhe për të njejtën duke iu referuar raporteve plotësuese dhe provave shtesë të ofrauara nga ana e pales së ankimuar, Konform Rregullores së Garave neni 75 paragrafi 1 pika 10 sjelli këtë ;

V E N D I M

Ndeshja e Superligës së Kosovës në futsall; PERLEPNICA – BESA e zhvilluar me datë 12.11.2016 regjistrohet me rezultat zyrtar 2:0 në favor të Klubit të Futsallit FC “ BESA “ nga Peja.
A r s y e t i m
Me rastin e vendosjes së kësaj lënde Komisioni për ankesa për bazë pati provat e ofruara nga ana e palës së ankiumuar mbi aktivizimin e lojtarit SHERIF RUKOVCI me numër të librezës 1218 për klubin e futsallit “ Perlepnica “ nga Perlepnica në ndeshjen Perlepnica – Besa e zhvilluar me date 12.11.2016 ( shih protokollin e ndeshjës ),njëherit i regjistruar dhe licencuar edhe për Klubin e Futbollit “ Bashkimi “ nga Gjilani – Liga e dytë kategoria e seniorëve për kampionatin 2016 – 2017 ( prova ; lista e licencimit të klubit datë 12.08.2016 lëshuar nga administrate e FFK-së pë Ligat e dyta ku dëshmohet evidenca së lojtari është i regjistruar me numër 2391/15 dhe licencuar me numër 13 pranë Federatës së Futbollit të Kosovës për kampinatin 2016 – 2017 e nënshkruar nga zyrtari klubit Ramadan Ahmeti ). Prova tjera shtesë të ofruara ishin edhe aktivizimet e lojtarëve për Klubin e Futsalllit “ Perlepnica “ nga Perlepnica me regjistrime të dyfishta si ; Egzon Abazi i regjistrar me numër 228 për Bresalcin dhe me numër 1083 për Perlepnicen, pastaj Mentor Shala i regjistruar me numër 705 për Bresalcin dhe me numër 1218 për Perlepnicen dhe rasti me aklatant me dëshmi valide është regjistrimi i dyfisht për dy klube në të njejtin kampionat i lojtarit Sherif Rukovci ( futsall për Perlepnicen dhe futboll për senioret për Bashkimin e Gjilanit ). Duke vendosur ankesën e ushtruar, organi i shkallës së dytë – Komisioni për ankesa ndryshon vendimin e Komisionit të futsallit për shkak të vlerësimit të gabuar juridik dhe rastin e vendos në favor të pales së ankimuar konform nenit 75 paragrafi 1 pika 10 të Rregullores së Garave ( ka luajtur lojtari i cili është i regjistruar përveç në atë klub edhe në klubin tjetër, pra ka dy regjistrime ).
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë në ushtrimin e kërkesës drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të akteve normative ( ligjshmerisë ) në afatin kohor prej 15 ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në faqën zyrtare të FFK-së respektivisht nga data e pranimit.
Prishtinë, datë 24.11.2016
Kryetari, AFRIM PREKAZI d.v