Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemajli kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 01.03.2024 shqyrtoi ankesën e KF ”Ulpiana” me nr Reference 1507/1 datë 27.02.2023 e cila ka atakuar vendimin e Komisionit të Garave të Superligës dhe Ligës së Parë  datë 26.02.2024, i cili ndeshjen e xhiros së 16-të të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi B Ferizaj-Ulpiana  zhvilluar me 23.02.2024 e ka regjistruar me  rezultatin zyrtar 3:0 në favor të Ferizajt. Këtë vendim Komisioni i Garave e bazoj në faktin  se lojtari i KF “Ulpiana” Enes Hajrullahu me  nr fanelle 15 dhe nr ID 014222 M07 në ndeshjen Ferizaj-Ulpiana nuk kishte të drejtë loje.

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 01.03.2024 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se vendimi i Komisionit të Garave të Superligës dhe Ligës së Parë  datë 26.02.2024 është i drejtë, ndërsa ankesa e KF “Ulpiana“ refuzohet si e pabazuar. Vendimi i Komisionit për Ankesa – shkalla e dytë mori këtë vendim duke ju referuar nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore.

ARSYETIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë vendosi pas shyrtimit të ankesës, provave, dokumentacioneve shtesë, materialeve komplete të verifikuara në FFK përkitazi për këtë rast. Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë  vendimin  e arsyetoj me faktin se futbollisti i KF “ Ulpiana “ , Enes Hajrullahu nr fanelle 15 dhe nr ID 014222 M07  nuk ka pas të drejtë loje pasi që lejen special nuk e kishte të vulosur në FFK. Bazuar në këto të dhëna Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë vërtetoi vendimin e Komisionit të Garave të Superligës dhe Ligës së Parë  datë 26.02.2024, ndërsa ankesën e KF “Ulpiana“, e vlerësoi si të pa bazuar.

Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga publikimi i vendimit në web faqen zyrtare të FFK-së.

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë
Haki Xhemajli – kryetar
Prishtinë: Datë: 01.03.2024