Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemajli kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 05.03.2024 shqyrtoi ankesën e KF ”Fortuna 2020 ” me nr Reference 1512/1 datë 05.03.2024 e cila ka atakuar vendimin e Komisionit të Garave të Ligës së Dytë datë 04.03.2024, i cili ka vendosur që ndeshja e xhiros së 17-të të Ligës së Dytë, KEK-u-Fortuna 2020, e cila nuk është zhvilluar me datë 02.03.2024 për shkak të mos prezencës së Policisë së Kosovës, të zhvillohet me 06.03.2024 në stadiumin e KEK-ut në Obliq prej orës 13:00.

V E N D I M

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 05.03.2024 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se vendimi i Komisionit të Garave i Ligës së Dytë datë 04.03.2024 është i drejtë, ndërsa ankesa e KF “Fortuna 2020 “ refuzohet si e pabazuar. Vendimi i Komisionit për Ankesa – shkalla e dytë mori këtë vendim duke ju referuar nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore.

Komisioni për Ankesa –shkalla e dytë vërtetoj vendimin e Komisionit të Garave të Ligës së Dytë të datës 04.03.2024, se ndeshja Kek-u-Fortuna 2020 të zhvillohet me 06.03.2024 në stadiumin e Kek-ut në Obliq prej orës 13:00.

A R S Y E T I M

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë vendosi pas shyrtimit të ankesës, provave, dokumentacioneve shtesë, materialeve komplete të verifikuara në FFK përkitazi për këtë rast. Komisioni i Garave i Ligës së Dytë, vendimin e arsyetoj me faktin se KF “KEK-u“, ka bërë njoftimin me kohë për organet e rendit, por për arsye të pa njohura nuk kanë qenë prezent. Në vendimin e Komisionit të Garave të Ligës së Dytë lidhur me këtë rast bëhet e ditur se KF “KEK-u”, para fillimit të edicionit ka kontraktuar edhe me kompani të licensuara për sigurimin e ngjarjeve sportive në mënyrë që të mos ketë hendek rreth organizimit të garave.
Bazuar në këto të dhëna Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë vërtetoi vendimin e Komisionit të Garave të Ligës së Dytë datë 04.03.2024, ndërsa ankesën e KF “Fortuna 2020 “, e vlerësoi si të pa bazuar.

Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë) në afatin kohor prej tetë ditëve nga publikimi i vendimit në web faqen zyrtare të FFK-së.

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë
Haki Xhemajli – kryetar
Prishtinë: Datë: 05.03.2024