Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemjali kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 15.03.2024 shqyrtoi ankesën e KF “Vjosa” me nr Reference 1519/1, ku atakohet vendimi i shkalles se parë për lojtarin Muhamed Dubova dhe sjellë këtë:

V E N D I M

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë verteton se vendimi i shkallës së parë është i drejtë, ndërsa ankesa e KF “Vjosa” refuzohet si e pabazuar.

ARSYETIM

Vendimi është marrë bazuar në raportet dhe dokumentacionin përcjellës të zyrtarëve të FFK të deleguar në këtë ndeshje dhe materialeve shtesë.
Ekzistojnë të gjitha faktet se vendimi i Komisionit Disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë i datës 05.03.2024 është i drejtë dhe vërtetohet, ndërsa ankesa e KF “Vjosa” refuzohet si e pabazuar. KF “Vjosa“ në ankesën e parashtruar ka atakuar vendimin e Komisionit Disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë të datës 05.03.2024, i cili ka dënuar futbollistin e KF “Vjosa”, Muhametd Dubova me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK, pasi që në ndeshjen e xhiros së 17-të të Raiffeisen Liga e Parë Grupi B, Vjosa-Ulpiana 1926, është ndëshkuar direkt me karton të kuq pas përleshjes (grushtime) me lojtarin e KF “Ulpiana 1926 Albin Tershani.
Komisioni ka konstatuar se vendimi është konform sjelljeve të lojtarit në përputhje me aktet normative të FFK-së.

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, mori këtë vendim bazuar në nenin 120 pika A të Rregullores Disiplinore.

Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga publikimi i vendimit në web faqen zyrtare të FFK-së.

Prishtinë: Datë: 15.03.2024
Haki Xhemajli, kryetar