Me datë 21.03.2024 KF Rilindja ka ushtruar ankesë në procedure të rregullt në shkallen e dytë e FFK, gjegjësisht Komisionit për ankesa ku janë plotesuar të gjitha kushtet për shqyrtimin e kësaj lënde. Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemjali kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 28.03.2024 shqyrtoi ankesën e KF “Rilindja” me nr Reference 1524/1, ku atakohet vendimi i Komisionit të Garave të Ligës së Dytë , Juniorëve dhe Kadetëve datë 14.03.2024. Komisioni për Ankesave pas shqyrtimit te lëndës duke trajtuar me kujdes të gjitha shkresat dhe aktet normative ne fuqi në menyrë unanime nxjerri këtë:

V E N D I M

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë verteton se vendimi i Komisionit të Garave të  Ligës së Dytë datë 14.03.2024, është i drejtë me të cilën ndeshja ndermjet Rilindjes dhe Vllaznimit Liga e Parë e juniorëve xhiro 14-të, regjistrohet me rezultat e arritur në fushë, ndërsa ankesa e KF “Rilindja” refuzohet si e pabazuar.

ARSYETIM
Vendimi është marrë pasi është analizuar me kujdes ankesa e KF “Rilindja” , raportet dhe dokumentacionin përcjellës të zyraterëve të FFK të deleguar në këtë ndeshje si dhe shkresave zyrtare nga Lidhjen Rajonale e Futbollit – Gjakovë. Pas analizimit me kujdes të dokumentacionit që i është bashkangjitur ankesës ku ka pasur dilema rreth vertetimeve speciale te mjekut se a kanë qenë të vërtetuara në FFK për lojtarët e KF “Vllaznimi”, Fluid Sylai, Donat Aliçkaj dhe Erjon Gashi. Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë ka dërguar kërkesë zyrtare në LRFGJ medatë 26.03.2024 ku ka kerkuar përgjegje zyrtare dhe kopjet e vertetimeve. LRFGJ ka dërguar përgjegjen dhe kopjet e vërtetimeve të cilat janë të vulosura nga mjekut specialist dhe në LRFGJ. Nga shqyrtimi i të gjithë materialit dhe komunikimit zyrtare me LRFGJ , Komisioni për Ankesa- shkalla e dytë ka vërtetuar se vendimi i Komisionit të Garave –shkalla e parë është i drejtë ,ndërsa ankesa e KF “ Rilindja “ , hudhet poshtë si e pa bazuar.Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, mori këtë vendim bazuar në nenin 120 pika A të Rregullores Disiplinore.

Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë) në afatin kohor prej tetë ditëve nga publikimi i vendimit në ëeb faqen zyrtare të FFK-së.

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë
Haki Xhemajli – kryetar
Prishtinë: Datë: 28.03.2024