Komisioni për Ankesa i shkallës së dytë në përbërje; Afrim Prekazi – kryetar dhe Sitki Baftiu e Agim Bahtiri – anëtarë, në mbledhjen e mbjatur me datë 21,10.2016 (ditë e premte) shqyrtoi ankesen e Klubit të Futbollit “ Gjilani “ nga Gjilani me numër të protokollit 36/2016 të dates 19.10.2016 e atakuar në vendimin e Komisionit Disiplinor të dates 18.10.2016 në dënimin e klubit me zhvillimin e 1 ( një ) ndeshje në fushën e vet pa praninë e shikuesëve dhe për të njejtën duke iu referuar provave dhe raporteve plotësuese nga zyrtaret e ndeshjes , conform Dispozitave të Rregullores disiplinore neni 110 paragrafi 2 pika a) sjelli këtë ;
V E N D I M
VERTETOHET vendimi i komisionit Disiplinor i shkallës së parë datë 18.10.2016 për dënimin e Klubit të Futbollit “ Gjilani “ nga Gjilani me zhvillimin e një ndeshje zyrtare sipas radhës në fushën e vet pa praninë e shiquesëve
A r s y e t i m
Me rastin e shqyrtimit të ankesës së Klubit të Futbollit “ Gjilani “ nga Gjilani me numër të protokollit 36/2016 të datës 19.10.2016 , Komisioni për Ankesa për bazë kishte të gjitha raportet e zyrtarëve nga ndeshja e javës së VIII-të të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – LLAPI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan si dhe raportet e kërkuara plotësuese si prova shtesë dhe nga të njejtat konstatoi së kërkesa e klubit të futbollit “ GJILANI : nga Gjilani është si e pa bazuar, andaj Komisioni Disiplinor i shkallës së pare lidhur me rastin ka vendosur drejtë duke aplikuar në radhë të pare nenin 37 paragrafi 1 pastaj nenin 50 paragrafi 1 pika 2 të Rregullores Disiplinor. Komisioni I shkallës së dytë duke e vendosur ankesën e ushtruar konform nenin 110 paragrafi 2 vertyeton vendimin e shkallës së parë të datës 18.10.2016.
Komisioni për Ankesa nga materialet e shqyrtuar konstatoi se nga 5 ndeshjet e zhvilluara në cilësi të nikoqirit, për lëshime në organizimin e ndeshjeve , Klubi I Futbollit “ Gjilani “ nga Gjilani në katër raste ishte i dënuar dhe ate;
- Me datë08.2016 ( për lëshime në organizimin e ndeshjes i dënuar me 800 euro )
- Me datë 09.2016 ( për lëshime në organizimin e ndeshjes i dënuar me 800 euro )
- Me datë ; 11.10.2016 ( për lëshime në organizimin e ndeshjes i dënuar me 1000 euro )
- Më datë ; 18.10.2016 ( për lëshime në organizimin e ndeshjes , me zhvillimin e një ndeshje pa shikues )
KESHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë kërkese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores ( ligjshmerisë ) në afatin e përcaktuar kohor prej 15 ditëve nga data e sjelljes së këtij vendim – respektivisht pranimiit të tij.
Prishtinë, date 21.10.2016 Kryetari , AFRIM PREKAZI d.v.