ffk-llogofinKomisioni për ankesa në përbërje; Afrim Prekazi – kryetar dhe  Agim Bahtiri e Sitki Baftiu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 10.03.2015 ( ditë e martë ora 12,00 ) shqyrtoi  ankesën e klubit të futbollit “ Feronikeli “ nga Drenasi me numër 14/2015 e datës 06.03.2015 e atakuar në vendimin e  Komisionit Disiplinor të datës  04.03. 2015 lidhur me  dënimin e lojtarit Xhevdet Shabani  me 3 ( tri ) ndeshje moslojë, dhe për të njëjtën duke  referuar raporteve plotësuese konform Dispozitave të Rregullores disiplinore neni 110 paragrafi 2 pika c . sjelli këtë;
 
                                           V  E  N  D  I  M
 
Ndryshon pjesërisht vendimin e Komisionit Disiplinor  të shkallës së parë, datë  04.03.2015 dhe lojtarit  Xhevdet Shabani me numër të librezës  30588 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 8, i zbritet dënimi  nga ; 3 ( tri ) në ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare  sipas radhe ( moslojë ) të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
 
      A r s y e t i m;
 
Në procedurë të provave, Komisioni për ankesa lidhur me rastin bazuar në provat shtesë të  ofruara nga pala e dëmtuar, ka gjetur fakte  lehtësuese për ndryshimin e pjesërishtëm të vendimit të  shkallës së parë – Komisionit Disiplinor.
 
 
Prishtinë, 10.03.2015                                                  Kryetari ;  AFRIM  PREKAZI  d.v.