Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Ligës U-17 të vajzave/grave me rastin e
regjistrimit të ndeshjeve konstatoi se ndeshja e javës së 13-të të Ligës së Parë të vajzave/grave
në mes të KFF.“Intelektualet” – KFF.“Feronikeli”, Komisioni i Garave pas administrimit të të
gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së,
ankesave të klubeve, konform nenit 77 pika 1 të Rregullores së Garave, me datë 19.03.2024 e
nxori këtë:

V E N D I M

Ndeshja e javës së 13-të e Ligës së Parë të vajzave/grave, edicioni 2023/2024 në mes të
KFF.”INTELEKTUALET” – KFF.”FERONIKELI” e zhvilluar me datë 16.03.2024 në ora
12:00 në Gjilan, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KFF.”INTELEKTUALET” nga
Gjilani.

Arsyetim

Bazuar në raportin e delegatit të ndeshjes, si dhe të dhënat nga protokoli zyrtar i ndeshjes,
lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjes, Komisioni i Garave pas
administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, raporteve të personave
zyrtarë të FFK-së, ankesës se klubit rezulton se ekipi mysafir KFF.”Feronikeli” nga Drenasi
konform nenit 77 pika 1 e Rregullores së Garave ka bërë shkelje duke aktivizuar në lojë lojtaret
Erza Krasniqi me ID 023298F08 dhe Belkisa Bala me ID 025128F06 te cilat nuk ka pasur të
drejtë loje pasi që nuk janë të regjistruara si lojtare të KFF.”Feronikeli”. Procedura e
regjistrimit të lojtareve në fjalë nga ekipi i KFF.”Feronikeli” ende nuk është kompletuar.
Duke pasur parasysh të gjitha këto që u cekën më lartë dhe duke u mbështet në Rregulloren e
FFK-së u vendos si në dispozitiv të këtij arsyetimi.

KËSHILLË JURIDIKE:
Pala e pa kënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit,
Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraprarë me
Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Federata e Futbollit e Kosovës
Komisioni i Garave i FFK-së