Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 06.11.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 14 -të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj ndihmëstrajnerit të KF “Liria” Alban Shala me nr ID011511M84 (motivi – përjashtim nga bankina për shkak të protestimit ndaj vendimeve të referit në ndeshjen KF Drita – KF Liria, e zhvilluar në Gjilan më datë 04.11.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj ndimëstrajnerit të KF “Llapi“, Driton Rrahmani me nr ID 013062M71 (motivi- përjashtim nga bankina reagim ndaj vendimit të referit në ndeshjen KF Ferizaj – KF Llapi, e zhvilluar në Ferizaj me datë 04.11.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
3.Ndaj KF “Ferizaj” (motivi – lëshim në organizimin e ndeshjes ku shumë persona të paautorizuar civil kanë qëndruar para lokalit të zhveshtoreve si dhe hyrjes në fushë ku vazhdimisht kanë fyere referët si dhe ekipin mysafir, gjatë lojës është kërkuar nga personi për siguri që të largohen këta persona mirëpo 2-3 vetë kanë qëndruar jashtë rrethojës dhe kanë ofenduar asistentin e parë M.Berisha si dhe personin zyrtar të KF Llapi, në ndeshjen KF Ferizaj – KF Llapi, e zhvilluar në Ferizaj me datë 04.11.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
4.Ndaj KF “Ballkani” (motivi-ndezje e mjeteve piroteknike në tribuna ku si pasojë e kësaj është ndalur loja për disa minuta deri sa tymi është larguar, në ndeshjen KF Ballkani – KF Feronikeli, e zhvilluar në Suharekë më datë 03.11.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.14 dt. 06.11.2018
Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdy Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 06.11.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 12-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, prandaj nuk gjeti prova për inicime disiplinore.
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj KF “Vëllaznimi” (motivi- në min. e 25 -të fyerje në kor drejtuar ekipit kundërshtar në ndeshjen KF Vëllaznimi – KF Trepça, e zhvilluar në Gjakovë më datë 04.11.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj KF “Dukagjini” (motivi- në min e 26-të u hodh një mjet shpërthyes jashtë kufizimit të fushës e që disa pjesë të këtij shpërthimi hynë në fushë, referi ndali lojën që të largojë mjetin që depërtojë në fushë ku ndeshja ishte ndërprerë për disa sekonda në ndeshjen KF Dukagjini – KF Bashkimi (K), e zhvilluar në Klinë me datë 04.11.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.12 dt. 06.11.2018