Komisioni i Garave i FFK-së në përbërje: Abdyl Bellopoja- Kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrarti- anëtarë, në seancën e vetë të mbajtur më datë: 28.04.2022, duke vendosur lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës  së 24-t  të VIVA FRESH – Liga e Parë – Grupi – B  si dhe  të ankesës së ushtruar nga K.F. – Arbëria, lidhur me parregullsinë e paraqitur në këtë ndeshje nga K.F – “Vushtria”, Komisioni i Garave si Organ i autorizuar dhe kompetent, Konform, Nenit 71 të Regullorës së Garave, me datë 28.04.2022 mori këtë:

V  E  N  D  I  M  

Miratohet si e bazuar  ankesa e klubit të futbollit “Arbëria”  nga Dobraja  dhe ndeshja e javës  së 24-t e VIVA FRESH – Liga e Parë – Grupi B, në mes K.F. “Vushtria“ dhe K.F. Arbëria e përfunduar me rezultat 5:0 për K.F. Vushtrria, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të K.F. Arbëria nga Dobraja.

A r s y e t i m

Komisioni i Garave në seancë e vet të mbajtur me datë 28.04.2022 regjistroi ndeshjet e javës së 24-t  të VIVA FRESH – Liga e Parë – Grupi B, me rezultatet e arritura në fushë, përveq ndeshjes së zhvilluar në  Vushtri  në mes të K.F-“Vushtria“ dhe K.F. “Arbëria”, për arsye se K.F. Arbëria ka ushtruar ankesë përkitazi me parregullsinë e paraqitur në këtë ndeshje  nga ana e KF “Vushtrria“, konkretisht:

K.F. Vushtrria ka aktivizuar në lojë lojtarin me nr. 16. Etrit Halimi I.D. -000890M94, i cili nuk ka qenë i shënuar-evidentuar në protokollin zyrtar para fillimit të ndeshjes.

Gjatë administrimit  të ankesës si dhe  të gjitha dëshmive në lëndë u konstatua se:

Për Komisionin e Garave , sipas Nenit 71  Paragrafi 1 të Regullores së Garave janë përmbushur të gjitha kushtet për administrim dhe vendim marrje lidhur me ankesën.

Sipas protokollit zyrtar lojtari me nr.14, i shënuar në protokol ka qenë Eugen Rafuna -001692M94 i shënuar edhe te rubrika e lojtarëve startues edhe te lojtarët reserve, por i cili nuk është  aktivizuar në lojë, por, në lojë është aktivizuar lojtari me nr.16. Etrit Halimi I.D. -000890M94,  i cili nuk ka qenë i shënuar – regjistruar në protokollin zyrtar të ndeshjes dhe ky veprim i K.F.- “Vushtria”  ka qenë i palejuar dhe i  kundërligjshëm.

Komisioni i Garave, konform Nenit 77, Pargrafi 2, Pika 8 të Rregullores së Garave e miraton ankesën e   K.F. “Arbëria “  si të bazuar dhe ndeshjen e javës së 24-t të VIVA FRESH – Liga e Parë – Grupi B, në mes K. F. “Vushtria“ – K.F. Arbëria e regjistron me rezultat zyrtar, 3:0 në favor të K.F. Arbëria, nga Dobraja.

Nga theksimet  e lartshënuara e vendos si në dipozitiv.

 

Këshillë juridike:

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur mund t’i paraqesë ankesë Komisonit  të Apelit të FFK-së shkalla e dytë, në afat prej 3 ditësh nga publikimi i këtij vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës të dërgimit ne e-mailin zyrtare të klubit.

Kryetari i Komisionit të Garave
Abdyl Bellopoja