Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë të FFK-së në mbledhjen e vetë të mbajtur me datë 02.04.2024, duke vendosur lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 20-të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A, si dhe të ankesës së ushtruar nga KF Istogu, lidhur me parregullsin e paraqitjes së lojtarit me nr.5, Muhamet Shehu, ID.001944M87, në ndeshjen KF Istogu – KF Rahoveci, Komisioni i Garave si organ i autorizuar dhe kompetent, Konform Nenit 71 të Regullores së Garave, me datë: 02.04.2024 mori këtë:

V E N D I M
Refuzohet si e pabazuar ankesa e KF Istogu dhe ndeshja e javës së 20-të KF Istogu – KF Rahoveci, regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë 2:2.

A r s y e t i m
KF Istogu ka ushtruar ankesë duke pretenduar se lojtari me nr 5 Muhamet Shehu me ID 001944M87 është aktivizuar pa të drejtë loje në ndeshjen KF Istogu – KF Rahoveci, java e 20-të.
Gjatë administrimit të provave nga Komisioni i Garave u konstatua se lojtari është ndëshkuar me karton të verdhë në javën e 1-re (në protokolin zyrtar është bërë një gabim teknik, mirëpo Komisioni për vlerësimin e gjyqtarëve dhe Komisioni i Garave kanë shikuar xhirimin e ndeshjes KF Phoenix – KF Rahoveci java e 1-rë ku shihet qartë se lojtari me nr 5 Muhamet Shehu ndëshkohet me karton të verdhë në min e 45-të). Po ashtu është ndëshkuar me karton të verdhë edhe në javën e 7-të, 10-të e të 16-të dhe i njëjti ka pushuar në javën e 17-të. Andaj në jan e 20-të në ndeshjen Istogu – Rahoveci, lojtari i KF Rahovecit me nr 5 Muhamet Shehu ka pasur të drejtë loje.
Bazuar në këto të dhëna nuk kemi shkelje, andaj ankesa e KF Istogut refuzohet si e pabazuar dhe ndeshja e javës së 20-të ndërmjet KF Istogu – KF Rahoveci regjistrohet me rezultat të.arritur në fushë.
Nga theksimet e lartëshënuara u vendos si në dispozitiv.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Kryetari i Komisionit të Garave
Abdyl Bellopoja