Komisioni i Garave për Superligën dhe Ligën e Parë, në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 29.04.2021, shqyrtoi kërkesën e SC Gjilani të parashtruar me datë 27.04.2021, për zhvillimin e ndeshjes së javës së 33-të, ndërmjet SC Gjilani dhe FC Drita, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, dhe mori këtë:

V E N D I M

1.REFUZOHET kërkesa e SC Gjilani dhe ndeshja e javës së 33-të e Superligës së Kosovës në futboll, ndërmjet SC Gjilani – FC Drita, do të zhvillohet në terminin e paraparë në stadiumin e qytetit në Gjilan.

A R S Y E T I M

Komisioni i Garave kërkesën e SC Gjilani e ka adresuar te përgjegjësit e stadiumit ”Fadil Vokrri”, nga të cilët kemi marr përgjigjen refuzuese, me arsyetimin se stadiumi është i stërngarkuar dhe me orar të ngjeshur të aktiviteteve: ndeshjet e FC Prishtina, pastaj me finalen e Kupës së Kosovës, ndeshjet e kombëtareve ”A” dhe U-21. Po ashtu këtyre ditëve përgjegjësit e stadiumit janë duke punuar në përgatitjen e fushës për këto ndeshje, për të plotësuar kriteret që kërkohen nga UEFA, prandaj është vendosur si në dispozitiv të këtij vendimi.

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e  ankesës ndaj këtij vendimi tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Me respekt,
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, Kryetar