Komisioni i Garave i Vala Superligës së Kosovës në futboll në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, me rastin e regjistrimit të ndeshjes  të Ligës së Parë të Kosovë, ndërmjet  KF “KEK-u”– KF “Hajvalia” konstatoi se KF “Hajvalia” ka ushtruar ankesë në parregullsinë e kësaj ndeshje, për shkak të regjistrimit të një lojtari në protokoll dhe i cili nuk ka pas të drejtë loje,  andaj konform nenit 56 të Propozicioneve të Garave dhe nenit 68 të Rregullores së Garave e nxori këtë:
 
V E N D I M
 
1.REFUZOHET si e pabazuar ankesa e KF “Hajvalia” dhe ndeshja regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë me rezultat 2:1 në favor të KF “KEK-u” Kastriot.
 
Arsyetim
Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes së javës së 18-të të Ligës së Parë të Kosovës ndërmjet KF KEK-u –  KF Hajvalia, konstatoi se KF “Hajvalia” ka ushtruar ankesë në parregullsinë e paraqitjes së një lojtari të KF “KEK-u”me nr fanellës 4, Leonat Vitia. Komisioni i Garave pas administrimit të gjitha shkresave të ofruara konstatoi se: lojtari i KF “KEK-u” Leonat Vitia nuk është aktivizuar në lojë dhe konform nenit 55  papragrafi 2 të Rregullores Disiplinore nuk ka pasur shkelje të kësaj dispozite, andaj ndeshja regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë 2:1 në favor të KF “KEK-u”
Nga theksimet e lartshënuara u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.
 
KËSHILLË JURIDIKE:
Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së). Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, dt. 27.02.2018.