Komisioni Disiplinor i shkallës së dytë  (Komisioni për ankesa) në përbërje; Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Baftiu – anëtarë  në mbledhjen e mbajtur me datë; 17.04.2019 shqyrtoi ankesën e  klubit   të futbollit  “VITIA “nga Vitia me numër të protokollit 391/1 të datës 10.04.2019 e atakuar në vendimin e Komisionit Disiplinor të  shkallës së parë datë  05.04.2019 në dënimin  e klubit  dhe lojtarit  nga ndeshja e javës së; XXI-të  të Ligës së Parë të Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve VITIA – 2 KORRIKU,  e zhvilluar me datë 31.03.2019 në stadiumin e qytetit  në Viti dhe për të njëjtën duke  iu referuar Dispozitave të Rregullores Disiplinore neni 115  paragrafi 1 pika A,  duke vendosur ankesën e ushtruar  sjelli këtë;

 

V E N D I M

 

1.Refuzohet ankesa e klubit të futbollit  “VITIA “nga Vitia  me numër të protokollit 391/1 e datës 10.04.2019 si e pa bazuar.

2.Vërtetohet vendimi i Komisionit Disiplinor i shkallës së parë datë 05.04.2019 dhe dënimi i klubit  në të holla në shumë prej; 1000  euro (një mijë euro) mbetet në fuqi.

 

A r s y e t i m

 

Me rastin e shqyrtimit të ankesës  së klubit të futbollit  “Vitia “nga Vitia, Komisioni për ankesa pati për bazë raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar dhe nga të njëjtit  bazuar në  provat dhe faktet relevante lidhur me rastin, konstatoi së  Komisioni Disiplinor  i shkallës së parë ka  zbatuar drejtë dhe me përpikëri dispozitat  juridike  duke aplikuar  ligjërisht  Rregulloren disiplinore  nenin  63 . II/15 për  mashtrim  dhe sjellje  në lajthim,  paragrafi 1 pika; 3 , 6, 9  dhe nenin 56 . II/9 paraqitje e parregullt e lojtarëve , paragrafi 1 pika  7 dhe 8.

 

 

KËSHILLA  JURIDIKE

 

Pala e pakënaqur në këtë vendim  ka të drejtë në ushtrimin e kërkesës drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të  Rregullores) ligjshmërisë  në afatin kohor  prej 15  ditëve  nga data e sjelljes së këtij vendimi – respektivisht nga  dita e publikimit  të tij në faqen zyrtare të FFK-së.

 

Prishtinë, datë 17.04.2019
Kryetari,  Afrim
  Prekazi