Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, në përbërje; Dukagjin Zefi- kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 13.03.2015 –ditë e premte, ora 14,00, shqyrtoi inicimet e filluara nga ana e Komisarit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të rrethit të dytë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll dhe për të njëjtat, duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore solli këto;
V E N D I M E
BUJAR SHABANI ; lojtar i klubit të futbollit ” Feronikeli ” nga Drenasi me numër të librezës sportive 6503 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 15, për ndëshkim me karton të kuq (zënkë – kacafytje me lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e rrethit të dytë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Feroniketi- Kosova e zhvilluar me datë 11.03.2015 në Prizren (raportet e zyrtarëve dhe deklarata e lojtarit të ndëshkuar ;
DËNOHET Me ndalesë loje për; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare , sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 3 paragrafi 3.
MEHMET GERXHALIU; lojtar i klubit të futbollit, Kosova, nga Vushtrria, me numër të librezës 03543 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 03543, për ndëshkim me karton të kuq (zënkë – kacafytje me lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e rrethit të dytë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Feronikeli – Kosova e zhvilluar me datë 11.03’2015 në Prizren (raportet e zyrtarëve dhe deklarata e lojtarit të ndëshkuar)
DËNOHET; Me ndalesë loje për; 3 (tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 3 paragrafi 3.
KËSHILLA JURIDIKE;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – Komisionit për ankesa, në afat kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi, respektivisht pranimi i tij, por ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
Prishtinë, 13.03.2015
Kryetari; Dukagjin Zefi d.v