Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me date 09.06.2015, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar e komisionit si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarit të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Disipozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
V E N D I M E :
FLORENT PAPUQI ; lojtar i klubit të futbollit “ Besa “ nga Peja me numër të librezës sportive 2148 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 13, në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq – manifestim të sjelljeve josportive – reagime në vendimet e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; XXXII-të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Besa – Feronikeli e zhvilluar në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë ( Raportet e zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
FISNIK PAPUQI : Lojtar i klubit të futbollit “ Besa “ nga Peja, me numër të librezës sportive 10115 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5, në procedure të inicuar nga ana e komesarit të garave , për ndëshkim me karton të kuq për manifestim të sjelljeve josportive ( fyerje, sharje dhe kërcnime drejtuar gjyqtarëve të takimit ) në ndeshjen e rrethit të dytë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për meshkuj kategoria e seniorëve ; Trepça 89 –Besa e zhvilluar në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve të takimit );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
FITIM KASAPI ; lojtar i klubit të futbollit “ Besa “ nga Peja me numër të librezës sportive 5366 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 8, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave për ndëshkim me karton të kuq për sjellje josportive (fyerje, sharje dhe kërcnime drejtuar gjyqtarëve të takimit ) në ndeshjen e rrethit të dytë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për mëshkuj- kategoria e seniorëve ; Trepça 89 – Besa e zhvilluar në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve të takimit );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3,
EDMOND TURKU ; lojtar i klubit të futbollit “ Trepça 89 “ nga Mitrovica, me numër të librezës sportive 1/3340 dhe i licencuar në federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për ndëshkim me kartontë kuq ( goditje me bërryl gate lojës – në lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e rretit të dytë të Digitalb Kupes së Kosovës në futboll për mëshkuj – kategoria e seniorëve ; Trepça 89 – Besa e zhvilluar në stadiumin “ Riza Lushta “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve );
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KF “ DRENICA “ nga Skënderaj, në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes së rrethit të dytë të Digitalb Kupes së Kosovës në futboll për mëshkuj – kategoria e seniorëve ; Drenica – Feronikeli e zhvilluar në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( kërcnimet e gjyqtarëve në zhveshtoret e klubit pas pjesëlojës së pare nga ana e dy përsonave të njohur për klubin nikoqir- raportet e zyrtarëve );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 800 EURO ( tetëqind euro ) në bazë të rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga sjellja e këtij vendimi date 09.06.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1.)
KF “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për lëshime në organizimin e ndeshjes së rrethit të dytë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve për mëshkuj; Trepça 89 – Besa e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta “ në Mitrovicë ( hyrja e spektatorëve në fushë për të festuar golin e shënuar në çrast ndeshja është ndërprerë për 4 minuta – raportet e zyrtarëve );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 800 EURO ( tetëqind euro ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1.
KF “ FERIZAJ “ nga Ferizaj në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për moskryerje të obligimeve ndaj zyrtarëve të takimit në ndeshjen e javës së ; XXXII-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ferizaj – Kosova nga Vushtrria e zhvilluar në stadiumin “ Ismet Shabani “ në Ferizaj ( në mungesë të raporteve )
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( vendimin përfundimtar ). Kërkohen deklaratat plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Ferizaj “ nga Ferizaj për rastin e lartëshenuar, afati date 11.06.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
NAIM SOJEVA; drejtor i klubit të futbollit “ Ferizaj “ nga ferizaj, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për manifestim të sjelljeve josportive ( fyerje, sharje dhe kërcnime drejtuar gjyqtarëve të takimit ) në ndeshjen e javës së ; XXXIII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ferizaj – Kosova (Vushtrri ) e zhvilluar në stadiumin “ Ismet Shabani “ në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve të takimit ) në mungesë të deklaratës ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funkcioneve në klub, lidhur me ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbllit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kopmpletimin e lëndës – provave ). Kërkohet deklarata plotësuese nga i pëzulluari Naim Sojeva , afati date 11.06.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
VALGJIN BLLACA; lojtar i klubit të futbollit “ 2 korriku “ nga Prishtina me numër të librezës sportive 5154 dhe i licencuar në federatën e Futbollit të Kosovës me numër 18, për ndëshkim me karton të kuq ( start i palejuar në loljtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XXX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Rahoveci – 2 korriku e zhvilluar në Rahovec ( raportet e zyrtarëve të takimit );
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të federates së Futbollit të Kosovës date 09.06.2015- respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e Pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, date 09.06.2015
Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v.