ffk-llogofinKomisioni disiplinor i shkallës së pare në mbledjen e mbajtur me date 05.09.2014 ( ditë e premtë ora 14,00 ) shqyrtoi inicimet e filluara nga ana e komesarit të garave pas përfundimit të ndeshjeve të Raiffeisen superligës dhe Ligës së pare të Kosovës zhvilluar me date ; 03-04.09.2014 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, dhe deklaratave plotësuese, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
 
 
V E N D I M E 
LULËZIM DOSHLAKU ; lojtar i klubit të futbollit “ Feronikeli “ nga Drenasi me numër të librezës 5639 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 8, për manifestim të sjelljeve josportive pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë ( gjatë largimit nga fusha e lojës godet topin dhe fyen personat zyrtar ) në ndeshjen e javës së IV-të të raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Prishtina – Feronikeli e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve ), në mungesë të deklaratës përsonale ;
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kmpletimin e provave – lëndës ). Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i pezulluar Lulëzim Doshlaku , afati date 08.09.2014 ( rregullorja disiplinore neni 31 ).
TAHIR LUSHTAKU ; kryetrajner i klubit të futbollit “ Drenica “ nga Skënderaj me numër të licencës 111, për largim nga pankina ( sjellje josportive drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së : IV-të të raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Trepça 89 – Drenica e zhvilluar në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e kryetrajnerit )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 250 EURO ( dyqind e pesëdhjet ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2.
ALBAN DRAGUSHA ; lojtar i klubit të futbollit “ Llamkos Kosova “ nga Vushtrria me numër të librezës 5681 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 28, për ndëshkim me karton të kuq ( start i palejuar si lojtar fundor ) në ndeshjen e javës së ; IV-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Besa – Llamkos Kosova e zhvilluar në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3
 
KËSHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në Bulertinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 05.09.2014, respektivisht nga data e parnimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 05.09,2014 Kryetari ; DUKAGJIN GASHI d.v.