Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës, Ismet AHMETI, më datën 12.11.2013, lidhur më regjistrimin e ndeshjeve të javës së 15-të për Kampionatin 2013/14, – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të SUPERLIGËS së Kosovës në futboll (kategoria e SENIORËVE), andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto
V E N D I M E
1. Regjistroi ndeshjet e javës së 15-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë
2.Java e 17-të më 23/24.11.2013 nga ora 13.00
3.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 15-të të Kampionatit, kategoria e seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë dhe në një organizim kryesisht të mirë dhe korrekt në të gjitha ndeshjet e kësaj jave.
Komisari i Garave ka vlerësuar se ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione dhe Rregullore të garave të FFK-së
Megjithatë, për rregullsinë e takimeve, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq), pastaj vëzhguesve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve, për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve apo qendrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, incizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
Inicim të procedurës disiplinore ndaj:
1.Lojtarit të KF “Prishtina” Kushtrim MUSHICA, me nr.licence 1 dhe librezë 5090,për shkak të ndëshkimit më karton të kuq (motivi:prekje e topit më dorë jashtë 16-shit) në ndeshjen Hysi-Prishtina, Java e 15 e Raiffeisen Superligës e zhvilluar në Merdar,
2.Lojtarit të KF “Besa” Shpëtim ZHARRA, me nr.licence 6 dhe librezë 4143, për shkak të ndëshkimit më karton të kuq (motivi:start i palejuar si lojtar i fundit) në ndeshjen Llamkos Kosova-Besa, Java e 15 e Raiffeisen Superligës e zhvilluar në Vushtrri,
3.Trajnerit të parë të KF “Drenica” Bekim XANI, me nr.licence 169 (motivi: tentim sulmi me ofendime më banale ndaj Gjyqtarëve,)pas përfundimit të ndeshjes Drenica-Trepça 89, Java e 15 e Raiffeisen Superligës e zhvilluar në Skenderaj (Raporti shtesë i Gjyqtarëve),
4.Përgjegjësit për siguri të KF “Hajvalia” Ali AJETI, Drejtor i Klubit, për shkak të përjashtimit nga bankina (motivi:ofendime dhe kërcënime me sharje ndaj gjyqtarëve) në ndeshjen e javës së 15 të Raiffeisen Superligës Hajvalia-Ferizaj e zhvilluar në Kizhnicë (Raporti i Gjyqtarit),
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me Buletin zyrtar nr.15.më dt.16/17.11.2013.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës
Ismet Ahmeti
Komisari i Garave i Ligës së Parë, Ismet AHMETI, më datën 12.11.2013, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së 14-të – Liga e Parë (kategoria e seniorëve) të vlefshme për Kampionatin 2013/14, – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto
V E N D I M E
1. Regjistroi ndeshjet e javës së 14-të të Ligës së Parë e Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë, Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit,
2.Ndeshjet e javës së 15 (të fundit për stinorin vjeshtor) më 16/17.11.2013 nga ora 13.00
3.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 14-të të Kampionatit, kategoria e seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë. Vlerësuar nga Komisari i garave ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione(në përjashtim të ndeshjes Flamurtari-Vëllaznimi, ku nuk janë paguar zyrtarët e deleguar për këtë ndeshje.
Andaj, lidhur më rregullsinë e takimeve, lëshimeve eventuale, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq), pastaj vëzhguesve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve (ë , për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve apo qëndrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, incizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
Inicim të procedurës disiplinore ndaj:
1.Lojtarit të KF “LIRIA” Armend RUXHI me nr.licence 1 dhe 1/1316, për shkak të ndëshkimit më karton të kuq (motivi:start i palejuar si lojtar i fundit) në ndeshjën e javës së 14 të Ligës së Parë Ballkani-Liria e zhvilluar në Suharekë,
2.Klubit të futbollit ‘FLAMURTARI”, motivi: mos përmbushja e obligimeve ndaj personelit zyrtar të ndeshjes së javës se 14 të Ligës së Parë Flamurtari-Vëllaznimi e zhvilluar në Prishtinë,
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me Buletini zyrtar nr.14.më dt.16/17.11.2013.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Ligës së Parë
Ismet Ahmeti