ffk-llogofinKomisari i Garave i Raiffeisen Superligës, Ismet AHMETI, më datën 19.11.2013, lidhur më regjistrimin e ndeshjeve të javës së  16-të  për Kampionatin 2013/14,  – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të SUPERLIGËS së Kosovës në futboll (kategoria e SENIORËVE), andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto
 
V  E  N  D  I  M E
1. Regjistroi ndeshjet e javës së 16-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për  edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë,  –    Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit,
2.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 16-të të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë dhe në nje organizim kryesisht  të mirë dhe korrekt në të gjitha ndeshjet e kësaj jave.
Komisari i garave  ka vlerësuar se ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione dhe Rregullore të garave të FFK-së
Megjithatë, për rregullësinë e takimeve, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq),  pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve, për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve apo qendrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, nuk ka gjetur prova për
                                 Inicim të  Procedures disiplinore  :
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa,  sipas procedurës së paraparë  më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me Buletin zyrtar  nr.16.më dt.22/23/24.11.2013.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës,
Ismet Ahmeti
Komisari i Garave i Ligës  së Parë Ismet AHMETI, më datën 19.11.2013, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së  15-të  – Liga e Parë (kategoria e Seniorëve) të vlefshme për Kampionatin 2013/14,  – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto
  V  E  N  D  I  M E
1. Regjistroi ndeshjet e javës së 15-të të Ligës së Parë e Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë,  Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit,
2.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 15-të të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë.Vlerësuar nga Komisari i garave ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione(në përjashtim të ndeshjës Liria-Istogu, ku pas përfundimit të ndeshjës i gjithë publiku ishte në fushë.
Andaj, lidhur më rregullësinë e takimeve, lëshimeve eventuale, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq),  pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve (ë , për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve apo qendrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, nuk ka gjetur prova për,
Inicim të  procedures disciplinore:
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa,  sipas procedurës së paraparë  më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Ligës së Parë,
Ismet Ahmeti
Komisari i  Garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së parë, Ismet AHMETI, më datën 15.11.2013, lidhur më regjistrimin e ndeshjeve të rrethit të parë të Digitalb Kup-ës së Repulbikës së Kosovës,për Kampionatin 2013/14, – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të ndeshjeve të zhvilluara, andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori që të,
V  E  N  D  I  M
1. Regjistrohen ndeshjet e  rethit të parë të garave të Digitalb KUP-ës së Republikës së Kosovës më rezultatet e arritura në fushë, dhe këtë:
2 Korriku-Trepça 89    pas 90.minutave 1-1, pas vazhdimeve     1-1,  me penallti 4-3,
Trepça-Vicianumi              “                        3-1,
Istogu-Llapi                0-0,            0-0,        5-4
Hajvalia-Ramiz Sadiku        “                        5-4,
Vllaznia (Pozharan)-Prishtina        0-0,            0-0,        4-3,
Ulpiana-Vëllaznimi        – rezultati zyrtar                    3-0,
Ekipet: Llamkos Kosova, Tefik Çanga, Flamurtari, Feronikeli, Fushë Kosova, Besa, Drita,
Drenica, Ferizaj e Gjilani – janë kualifikuar në garat e mëtejme (rrethi i dytë 1/16 e finalës)
Sepse: KF “Arbneshët” është përjashtuar nga garat e Kampionatit 2013/2013, ndërsa
KF “Rilindja e Kosovës”, KF “Opoja”, KF “Kastrioti”(Ferizaj), KF “Liria” (Prizren),
KF “Rinia” (Miradi e Epërme),KF “Deçani”. KF “Kamenica” KF “Rilindja” (Prishtinë) dhe
KF “Liria” (Milloshevë) – kanë hjekur dorë nga garat e KUP-ës për edicionin e Kampionatit
2013/2014.
Ditën e zhvillimit të ndeshjës këtë e ka bërë edhe KF “Vëllaznimi” i Gjakovës i cili nuk është paraqitur për zhvillimin e ndeshjës Ulpiana-Vëllaznimi, e cila është regjistruar më rezultatin
Zyrtar 3-0, në të mirë të KF “Ulpiana”.
Tërheqja e SHORTIT për rrethin e dytë do të bëhet më 18.Nëntor 2013 prej orës 13.00 në lokalet e Federatës së futbollit të Kosovës.
Ndeshjet e rrethit të dytë(më kërkesën e Kompanisë Televizive DIGITALB-Supersport Kosova)  do të zhvilloheshin më 28, 29. e 30.Nëntor  2013 nga ora 12.30 – më sistem eliminimi( nga shkaku i votimeve në ballotazh nuk do të ketë ndeshje më 01.dhjetor2013 siç ishte paraparë).
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
Inicim të  procedures disciplinore   ndaj:
1.KF “Vllaznia” e Pozharanit, motivi: dështim në organizimin e ndeshjës së rrethit të parë të KUP-ës (pankina e ekipit vendas ka qenë përplotë më civil), dhe plotësimi i Protokolit më stilolaps, nga ndeshja Vllaznia-Prishtina, e zhvilluar në Pozharan,
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me Buletin zyrtar  nr.16.më dt.22/23/24.11.2013.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i  Garave të Raiffeisen Superligës,
Ismet Ahmeti