ffk-llogofinKomisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, Ismet Aahmeti, më datën 03.12.2013, lidhur më regjistrimin e ndeshjeve të rrethit të dytë (1/8 e Finalës) të DigitAlb Kupës së Republikës së Kosovës, për edicionin 2013/14,  shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të ndeshjeve të zhvilluara, andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori
 
                                                                         V   E   N   D   I   M
1. Regjistrohen ndeshjet e  rethit të dytë (1/8 së finales) të garave të DigitAlb  Kupës së Republikës së Kosovës më rezultatet e arritura në fushë, dhe këtë:
Drenica-Istogu, pas 90.minutave 1-1, pas vazhdimeve  1-1,  me penallti 2-4
Trepça-Feronikeli  0-1
Hajvalia-Flamurtari 4-3
Drita-Vllaznia (Pozharan) 8-0
Besa-Fushë Kosova 3-1
Llamkos Kosova-Tefik Çanga 11-0
Gjilani-Ulpiana 2-1
Ferizaj-2 Korriku 5-2
Istogu, Feronikeli, Hajvalia, Drita, Besa, Llamkos Kosova, Gjilani e Ferizaj, janë kualifikuar në garat e mëtejme (në çerekfinale).
Ndeshjet e  çerekfinaleve të  DigitAlb Kupës së Republikës së Kosovës janë paraparë të zhvillohen në pranverën e vitit 2014.
Për tërheqjen e shortit pjesëmarrësit në gara dhe opinioni i gjërë do të informohet më kohë.
Lidhur më ndeshjet e zhvilluara, Komisari i Garave mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informimit, ndëshkimeve dhe fletëparaqitjeve,  për Komisionin Disiplinor, ka gjetur prova për
                                             Inicim të  procedurës disciplinore   ndaj:
1.  Lojtarit të KF “Hajvalia” Alban Mavriqi, me nr.licence 17 dhe libreze 1/492, për shkak të ndëshkimit më karton të kuq, motivi: kacafytje me lojtarin e ekipit rival në ndeshjën e rethit të dytë (1/8 e Finalës së  DigitAlb KUP-ës së Republikës së Kosovës në ndeshjën Hajvalia-Flamurtari, e zhvilluar në Kizhnicë,
2.  Lojtarit të KF “Flamurtari” Granit Ahmeti, me nr.licence 6 dhe libreze 02495, për shkak të ndëshkimit më karton të kuq, motivi: kacafytje me lojtarin e ekipit rival në ndeshjën e rethit të dytë (1/8 e Finalës së  DigitAlb KUP-ës së Republikës së Kosovës në ndeshjën Hajvalia-Flamurtari, e zhvilluar në Kizhnicë,
4.  Lojtarit të KF “Vllaznia (P)” Ilir HALIMI, me nr.licence 1 dhe libreze 02803, për shkak të ndëshkimit më karton të kuq, motivi: fyerje e sharje ndaj Gjyqtarit kryesor në ndeshjën e rethit të dytë (1/8 e Finalës së  DigitAlb KUP-ës së Republikës së Kosovës në ndeshjën Drita-Vllaznia (P), e zhvilluar në Gjilan,
5.  Klubit të futbollit “Gjilani”  motivi: mospërmbushja e obligimeve ndaj personelit të deleguar  në ndeshjën e përsëritur të rethit të dytë (1/8 e Finalës së  DigitAlb KUP-ës së Republikës së Kosovës në ndeshjën Gjilani-Ulpiana, e zhvilluar në Gjilan më 29.11.2013,
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me Buletin zyrtar  nr.17.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave i Raiffeisen Superligës,
Ismet Ahmeti