ffk-llogofinKomisari i Garave të Raiffeisen Superligës, së Kosovës në futboll, (në cilësin e udhëheqsit të garave), më datën 06.05.2014, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së 28-të për Kampionatin 2013/14, – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të SUPERLIGËS së Kosovës në futboll (kategoria e SENIORËVE), andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 64 al.4 e 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto
V E N D I M E

1. Të regjistroi ndeshjet e javës së 28-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë-Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit, Ferizaj-Hysi r. z. 3-0 (neni 64 al.4 i Rr.G.
Java e 30 më 14/15.5.2014 nga ora 16.00 ( MERKURE-ENJTE). Java e 31 më 17/18.5.2014 nga ora 16.00
2.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 28-të të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë dhe në nje organizim kryesisht të mirë dhe korrekt.
Komisari i garave ka vlerësuar se shumica e ndeshjeve kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione dhe Rregullore të garave të FFK-së. Megjithatë, për rregullësinë e takimeve, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje,të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq), pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve, për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve, Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
Inicim të Procedures disciplinore ndaj:
1. Kryetrajnerit të KF “Feronikeli” Ramiz KRASNIQI, për shkak të largimit nga pankina e lojtarëve rezervë (motivi: reagime të ashpra ndaj Gjyqtarit kryesor) të ndeshjes Feronikeli-Hajvalia, Java e 28 e Raiffeisen Superligës, e zhvilluar në Skenderaj, (Provë: Raporti i zyrtarëve të ndeshjës, pamje nga inçizimet televiziv),
2.Përgjegjësit për siguri të KF “Feronikeli”, i paraqitur në Protokolin zyrtar, z. Ilir DEMAKU, motivi: përjashtim nga cilësia e Përgjegjësit për siguri, për shkak të reagimeve të ashpëra, më rastin largimit nga pankina e lojtarëve rezervë të Krkyetrajnerit të ekipit, në minutën 20 të rrjedhës së ndeshjës Feronikeli-Hajvalia, Java e 28 e Raiffeisen Superligës e zhvilluar në Skendera(Provë: Reportet e zyrtarëve),
3. Lojtarit të KF “Feronikeli” Enis ZABËRXHA, me nr.licence 10 dhe libreze 1/852, për shkak të ndëshkimit më karton të kuq (motivi: ofendime banale ndaj asistentës së Gjyqtarit kryesor) në ndeshjën e Javës së 28 të Raiffeisen Superligës Feronikeli-Hajvalia e zhvilluar në Skenderaj(Provë: Raporti i Vëguesit e Gjyqtares),
4.Lojtarit të KF “Besa” Leonard IBËRDEMAJ me nr.licence 16 dhe libreze 6229, për shkak të ndeshkimit më karton të kuq (motivi: fyerje e asistentit të ndeshjes Jakup Musolli nga pankina e lojtarëve rezervë), në ndeshjën Besa-Drenica, Java e 28 e zhvilluar në Pejë, ( Provë: Deklarata e gjyqtarit),
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së,dt.06.5.2014 Ekspedimi me Buletin zyrtar nr. 28.-,dt.10/11.05.2014
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i garave të Raiffeisen Superligës,
 
 
Komisari i Garave i Ligës së Parë, në cilësi të udhëheqësit të garave në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, më datën 06.04.2014, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së 25-të – Liga e Parë (kategoria e Seniorëve) të vlefshme për Kampionatin 2013/14, – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto
V E N D I M E
1. Regjistroi ndeshjet e javës së 25-të të Ligës së Parë e Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë, Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit,, ndërsa ndeshja e pazhvilluar LIRIA-RILINDJA, regjistrohet më rezultatin zyrtar 3-0, (neni 50 i Propozicioneve të garave),
Java e 27 më 13/14.05.2014 nga ora 16.00 (Marte-Merkure) Java e 28 më 17/18.05.2014 nga ora 16.00
2.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 25-të të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet(përveq ndeshjes Liria-Rilindja, që nuk është zhvilluar fare), të tjerat kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë.Vlerësuar nga Komisari i garave ato kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione.
Andaj, lidhur më rregullësinë e takimeve, lëshimeve eventuale, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq), pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve (për moskryerjen e detyrës së besuar) sipas Propozicioneve apo qendrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
Inicim të procedures disciplinore ndaj:
1.Klubit të futbollit “Rilindja” (motivi: mosudhëtim për zhvillimin e ndeshjës) Liria-Rilindja, Java e 25 e Ligës së Parë e caktuar të zhvillohet në Prizren (Provë; Protokoli, Raporti i zyrtarit të ndeshjës),
2.Lojtarit të KF “Ulpiana” Leutrim BANUSHI me nr.licence 3 dhe libreze 10494, për shkak të ndëshkimit më karton të kuq, (motivi: goditje e lojtarit të ekipit rival (pa top) në ndeshjën e javës së 25 të Ligës së Parë në futboll Ulpiana-Lepenci e zhvilluar në Lipjan, (Provë: Raporti i zyrtarëve, dhe pamjet nga video inçizimet e televizioneve),
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi në faqen zyrtare të FFK-së, dt.06.5.2014,Ekspedimi me Buletini zyrtar nr. 25.më dt. 10/11.05.2014.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i garave të Ligës së Parë,