ffk-llogofinKomisari i Garave të Raiffeisen Superligës, së Kosovës në futboll, (në cilësin e udhëheqsit të garave), më datën 20.05.2014, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së 31-të për Kampionatin 2013/14, – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të SUPERLIGËS së Kosovës në futboll (kategoria e SENIORËVE), andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 64 al.4 e 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto
 
V E N D I M E
1. Të regjistroi ndeshjet e javës së 31-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë-Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit, Hysi-Feronikeli r. z. 0-3 (neni 64 al.4 i Rr.G. –
Java e 33 më 01.06.2014 nga ora 17.00
2. Ndeshjet përcaktuese (BALLOTAZHI për Raiffeisen SUPERLIGË do të mbahen më datën 04.qershor 2014 e para nga ora 14.30 e dyta nga ora 17.00) në PRISHTINË.
3.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 31-të të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë dhe në nje organizim kryesisht të mirë dhe korrekte, siç është vërtetuar edhe nga Raportet e zyrtarëve të ndeshjës, përveq ndeshjes Trepça-Fushë Kosova e zhvilluar në Mitrovicë, por edhe asaj Trepça 89-Drita, gjithashtu e zhvilluar në Mitrovicë, ku ka ndërhyrë grupi i tifozëve të ekipit vendas.
Komisari i garave ka vlerësuar se shumica e ndeshjeve kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione dhe Rregullore të garave të FFK-së. Megjithatë, për rregullësinë e takimeve, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje,të ndëshkuarëve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq), pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve, për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve, Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë,nuk ka gjetur prova për,
Inicim të Procedurës disiplinore ndaj:
1.Klubit të futbollit “Trepça” nga Mitrovica, – dështim në organizimin e ndeshjës Trepça-Fushë Kosova, mospërmbyllja e Protokolit zyrtar dhe mospagesa e personelit të deleguar në ndeshjën Trepça-Fushë Kosova,Java e 31 e Raiffeisen Superligës e zhvilluar në Mitrovicë (PROVË: Protokoli,Urdhëresa për pagesë),
2.Përfaqësuesit zyrtar të KF “Trepça”: Bedri SADIKU, motivi: kërcnime me fyerje e sharje ndaj Gjyqtarëve pas pjesës së parë të ndeshjës, e sidomos pas përfundimit, pastaj mosparaqitja për përmbylljën e Protokolit zyrtar dhe pagesën e meditjeve ndaj zyrtarëve të ndeshjës së zhvilluar në Mitrovicë (PROVË: Protokoli i panënshkruar,Urdhëresa për pagesë e papaguar,
3.Ndihmës trajnerëve të KF “Trepça”: Gëzim KAÇANIKU, me nr.licence 167 dhe Enver SALIHU, me nr.licence 183, motivi:pas përfundimit të ndeshjës vërsulje më qëllim sulmi në Gjyqtarët e ndeshjës Trepça-Fushë Kosova(PROVË: Paraqitja nga Gjyqtarët e ndeshjës),
4.Lojtarit të KF “Trepça” Afrim MZIU, me nr.licence 19 dhe libreze 7708 (motivi: pengim i kryerjës së detyrës zyrtare të Policisë së Kosovës pastaj përleshja me ta aty nga mesi i fushës (ku ajo rrethoi zyrtarët dhe lojtarët e ekipit mysafir) në kundërshtim më rregullat e lojës së futbollit) në ndeshjen Trepça-Fushë Kosova, e zhvilluar në Mitrovicë (PROVË:Paraqitja e Gjyqtarëve),
5.Lojtarit të KF “Besa” Shpetim ZHARA, me nr.licence 2 dhe libreze 4143 për shkak të ndëshkimit më karton të kuq (motivi: ndërhyrje e palejuar si lojtar i fundit – shkaktimi i penalltisë) në ndëshjën Hajvalia-Besa, Java e 31 e Raiffeisën Superligës e zhvilluar në Gjilan,
6.Lojtarit të KF “Llamkos Kosova” Arbër PREKAZI, me nr.licence 33 dhe libreze 1/1776 motivi: ramje me brryl dhe shtyerje me të dy duarët e lojtarit të ekipit rival, kur ndeshja ishte e ndalur, në ndëshjën Llamkos Kosova-Ferizaj, Java e 31 e Raiffeisën Superligës e zhvilluar në Vushtrri,
7.KF “Trepça 89” nga Mitrovica, motivi: dështimit në organiziin e ndeshjes Trepça89-Drita e zhvilluar në Mitrovicë, në të cilën në min.68 të rrjedhës së saj ka hyrë publiku në fushë me ç’rast e njejta është ndërprerë për rreth 22.minuta, por fal intervenimit të forcave të Policisëe njejta ka vazhduar dhe ka përfunduar,
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa) sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së,dt. 20.5.2014 Ekspedimi me Buletin zyrtar nr. 31.-dt.24.05.2014
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i garave të Raiffeisen Superligës,
 
Komisari i garave i Ligës së Parë, në cilësi të udhëheqësit të garave në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, më datën 20.04.2014, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së 28-të – Liga e Parë (kategoria e Seniorëve) të vlefshme për Kampionatin 2013/14, – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto
V E N D I M E
1. Regjistroi ndeshjet e javës së 28-të të Ligës së Parë e Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë, Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit,ndeshja e pazhvilluar LEPENCI-RILINDJA, regjistrohet më rezultatin zyrtar 3-0, neni 50 i Propozicioneve të garave
2.KF “Rilindja” nga Prishtina, për shkak të moszhvillimit të dy (2) ndeshjeve (Liria-Rilindja dhe Lepenci-Rilindja), bazuar në dispozitat e nenit 50 alinea 2 PËRJASHTOHET nga garat e mëtejme të Ligës së Parë.
Java e 30 më 31.05.2014 nga ora 17.00 (e SHTUNE).
3. Ndeshjet përcaktuese (BALLOTAZHI për LIGËN e parë do të mbahen më datën 03.qershor 2014 e para nga ora 14.30 e dyta nga ora 17.30)
4.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 28-të të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë.Vlerësuar nga Komisari i garave ato kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione.
Andaj, lidhur më rregullësinë e takimeve, lëshimeve eventuale, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq), pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve (për moskryerjen e detyrës së besuar) sipas Propozicioneve apo qendrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, nuk ka gjetur prova për,
Inicim të procedures disciplinore ndaj:
1.Lojtarit të KF “Istogu” Ardian DERVISHAJ, me nr.licence 4 dhe libreze 6014 për shkak të ndëshkimit më karton të kuq (motivi: prekje e topit më dorë në vijën e portës dhe shkaktim i penalltisë) në ndëshjën Istogu-Deçani, Java e 28 e Ligës së Parë e zhvilluar në Istog,
 
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi në faqen zyrtare të FFK-së, dt.20.5.2014,Ekspedimi me Buletini zyrtar nr. 28.më dt. 24.05.2014.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i garave të Ligës së Parë,