ffk-llogofinKomisari i Garave të Raiffeisen Superligës,së Kosovës në futboll, më datën 27.05.2014, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së  32-të  për Kampionatin 2013/14,  – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të SUPERLIGËS së Kosovës në futboll (kategoria e SENIORËVE), andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 64 al.4 e 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto,
 
V  E  N  D  I  M E
 
1. Të regjistroi ndeshjet e javës së 32-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për  edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë-Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit,Prishtina-Hysi r. z. 3-0 (neni 64 al.4 i Rr.G. –
2. Ndeshjet përcaktuese BALLOTAZHI për Raiffeisen SUPERLIGË:  më 03.06.2014 nga ora 17.00 ndeshja e Parë,në stadiumin e qytetit – Prishtinë (9 Superl. – 4 Lig.I),  më 04.06.2014 nga ora 17.00 ndeshja e dytë, gjithashtu në stadiumin e qytetit – Prishtinë (10-3).
(Ndeshjet zhvillohen më sistem eliminimi, në rast të rezultatit të barabartë –vazhdimet (2×15.m), e nësë edhe atëherë nuk përcaktohet fituesi – ekzekutohen penalltitë).
3.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 32-të të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë dhe në nje organizim kryesisht  të mirë dhe korrekte, siç është vërtetuar edhe nga Raportet e zyrtarëve të ndeshjës.
Komisari i garave  ka vlerësuar se shumica e ndeshjeve kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione dhe Rregullore të garave të FFK-së. Megjithatë, për rregullësinë e takimeve, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje,të ndëshkuarëve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq),  pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve, për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve, Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
 
Inicim të  Procedures disciplinore ndaj:
 
1.KF “Fushë Kosova”, motivi: mospagesa e zyrtarëve të ndeshjës Fushë Kosova-Feronikeli, e Javës së 32 të Raiffeisën Superligës së Kosovës e zhvilluar në Fushë Kosovë,(PROVË: Paraqitja nga Vëzhguesi),
 
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa) sipas procedurës së paraparë  më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
 
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së,dt. 28.5.2014 Ekspedimi me Buletin zyrtar  nr. 32.-dt.01.06.2014
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës,
 
Komisari i garave i Ligës  së Parë, në cilësi të udhëheqësit të garave në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, më datën 27.04.2014, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së  29-të  – Liga e Parë (kategoria e Seniorëve) të vlefshme për Kampionatin 2013/14,  – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto,
 
                                                                      V  E  N  D  I  M E
 
1. Regjistroi ndeshjet e javës së 29-të të Ligës së Parë e Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë,  Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit, ndeshja RILINDJA-DUKAGJINI, regjistrohet më rezultatin zyrtar 0-3, neni 50 i Propozicioneve të garave.
2. Ndeshjet përcaktuese BALLOTAZHI për LIGËN e Parë  do të mbahen më datën 05.qershor 2014  e para nga ora  14.30  në stadiumin “Agron RAMA” në Obiliq: e dyta nga ora 17.30
(Ndeshjet zhvillohen më sistem eliminimi, në rast të rezultatit të barabartë –vazhdimet (2×15.m), e nëse edhe atëherë nuk përcaktohet fituesi – ekzekutohen penalltitë).
3.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 29-të të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë.Vlerësuar nga Komisari i garave ato kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione.
Andaj, lidhur më rregullësinë e takimeve, lëshimeve eventuale, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq),  pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve (për moskryerjen e detyrës së besuar) sipas Propozicioneve apo qendrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
                                                      Inicim të  procedures disciplinore ndaj:
1.Lojtarit të KF “Lepenci” Mensur IDRIZI, me nr.licence 18 dhe libreze 1/1820   për shkak të ndëshkimit më karton të kuq (motivi: ofendime me sharje e fyerje me lojtarin e ekipit rival ) në ndëshjën Lepenci-Kosova (p), Java e 29 e Ligës së Parë  e zhvilluar në Kaçanik,
2.Lojtarit të KF “Kosova (p)” Arton ZEKA, me nr.licence 13 dhe libreze 1-1194   për shkak të ndëshkimit më karton të kuq (motivi: ofendime me sharje e fyerje me lojtarin e ekipit rival ) në ndëshjën Lepenci-Kosova (p), Java e 29 e Ligës së Parë  e zhvilluar në Kaçanik,
 
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë  më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
 
Publikimi në faqen zyrtare të FFK-së, dt.29.5.2014,Ekspedimi me Buletini zyrtar nr. 29.më dt. 31.05.2014.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Ligës së Parë,